Real Madrid-i do të dëgjojë ofertat për Hazard-in

Opoja.net Opoja.net Sport

Klubi i Real Madrid-it ka vendosur të nxjerë në merkato lojtarin belg, Eden Hazard. Pas kohës së dhënë në dispozicion, belgu nuk ka bindur dhe tanimë do të dëgjohen ofertat në drejtim të tij.

30-vjeçari mbërriti në Madrid në 2019 për shifrën e 150 milionë eurove dhe u prezantuar përpara 50 mijë tifozëve në “Santiago Bernabeu”, ku u afrua si zëvendësuesi i Cristiano Ronaldo-s.

Por, performanca e yllit belg në kryeqytetin spanjoll është krejtësisht ndryshe nga ajo në kryeqytetin anglez. Ai nuk mundi të jetë lider për të udhëhequr skuadrën dhe shpeshherë është ndalur nga dëmtimet.

Me Real-in, Hazard-i ka luajtur vetëm 40 ndeshje në total, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar shtatë asiste. Forma e dobët e 30-vjeçarit ka sjellë një ulje të ndjshme të vlerës së tij. Transfermarket-i e vlerëson kartonin e lojtarit në rreth 40 milionë euro.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-