Sulmuesi Albion Rrahmani, i cili realizoi hat-trick në fitoren e Kombëtares së Kosovës me rezultat 4-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, tha se ndihet i lumtur që kontribuoi me gola.
“Jam shumë i kënaqur me këto dy ndeshje. Jam shumë i lumtur dhe krenar që arrita ta ndihmoj Kombëtaren. Topi i ndeshjes pas hat-trickut do jetë kujtim shumë i bukur. Foda më tha 2 ndeshje, 5 gola nuk është keq”, tha Albion Rrahmani.
Rrahmani total ka shënuar pesë gola në dy miqësoret e këtij muaji.
Dardanët rikthehen në aksion në shtator për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

