Reçaku harrohet nga presidenca, e organizon vetë përkujtimin

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kryesia e fshatit Reçak, njofton për përkujtimin që do të bëhet nesër, më 15 janar për viktimat e gjenocidit në Reçak.

Në njoftimin e Kryesisë së këtij fshati në “Facebook”, shprehet indinjatë se si përkujtimi për Masakrën e Reçakut, është organizuar vazhdimisht nga Presidenca por jo edhe kësaj radhe.

“Ka disa vite që organizimin e përkujtimit të 15 Janarit 1999 për Masakrën e Raçakut e ka marrë nën patronatin e vet Presidenca e Republikës së Kosovës, por si duket këtë vit Presidenca është duke u marrë ma shumë me zgjedhjet parlamentare duke e lënë anash një ngjarje e cila është ndër ngjarjet më të rëndësishme të vendit tone”, thuhet në njoftim.

Ja njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkëvendas,

Me datë 11.01.2021, në cilësinë e përfaqësuesit të fshatit Raçak mora pjesë në takim konsultativ të thirrur nga Kryetari i Komuës, lidhur me agjendën kushtuar 15 Janarit 1999 “Masakra e Raçakut”. Në këtë takim ishim prezente:

Kryetari i komunës, Naim Ismajli; Nënkryetari Rrahman Jakupi; Drejtori i DSHP-së, Hamëz Tërshani, përfaqësuesi i fshatit Raçak Adem Ramadani si dhe zyrtarë Policorë nga stacioni i policisë së Shtimes.

Në këtë takim pas diskutimeve të gjithë ishin të pajtimit që duhet të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë për zbatimin e masave të ve?anta për mbrojtje nga Pandemia COVID-19.

Duke u bazuar në këto masa të gjithë ishim të vetëdijshëm se tubimet janë të ndaluara e që si pasojë e kësaj ndalese në këtë përvjetor nuk do të ketë Akademi Përkujtimore kushtuar “Masakrës së Raçakut”, që ti shmangemi turmave të mëdha të cilat do të mund të rezultonin të dëmshme për popullatën tonë.

Ka disa vite që organizimin e përkujtimit të 15 Janarit 1999 për Masakrën e Raçakut e ka marrë nën patronatin e vet Presidenca e Republikës së Kosovës, por si duket këtë vit Presidenca është duke u marrë ma shumë me zgjedhjet parlamentare duke e lënë anash një ngjarje e cila është ndër ngjarjet më të rëndësishme të vendit tonë.

Lusim të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në Homazhe të jenë të pajisur me maska dhe të respektohet distanca e paraparë nga Qeveria e Republikës së Kosovës-Ministria e Shëndetësisë.

Të bashkëngjitur e gjeni agjendën.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-