Renditja e plotë e 32 ekipeve në Botëror, Serbia e “gjunjëzuar” nga Xhaka e Shaqiri ndër më të dobëtat

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Një tjetër Kampionat Botëror i Futbollit ka përfunduar dhe Argjentina është bërë kampione e re e botës. E dyta është Franca, e treta është Kroacia dhe e katërta Maroku, i cili i ka gëzuar të gjithë në këtë Botëror.

Janë luajtur gjithsej 64 ndeshje dhe më së shumti kanë luajtur katër kombëtaret e para, të cilat kanë luajtur shtatë herë.

E përderisa dihet se kush i plotëson katër vendet e para, tashmë ka dalë renditja nga vendi i 5-të deri në të 32-tën dhe është vendosur në bazë të suksesit dhe golavarazhit të të gjitha skuadrave, shkruan Demokracia.com.

Skuadra nikoqire, Katari, është padyshim skuadra më e dobët dhe me një gol diferencë minus gjashtë dhe asnjë pikë të vetme të fituar, zë vendin e fundit. E parafundit është Kanadaja, e cila ishte në grup me Kroacinë dhe e 30-ta është Uellsi.

Në vendin e 29-të ishte Serbia, e cila erdhi në Katar me ambicie qesharake për të fituar turneun, por shumë shpejt u kthye nga Katari pa ndonjë rezultat të rëndësishëm. Veçanërisht zhgënjyese ishin Belgjika, e cila përfundoi në vendin e 23-të dhe Gjermania, e cila është e 17-ta në renditjen përfundimtare.

Renditja u nda në Instagram nga Australia, e cila përfundoi si kombëtarja e 11-të në botë./Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Socceroos (@socceroos)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-