Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar dy ndeshje të tjera në kuadër të Superligës së Kosovës, shkruan Sinjali Sport.
Drita është përballur me Besën, ku arriti fitore me rezultat 3:1 kurse Llapi mposhti Ballkanin me rezultat minimal 1:0.
Skuadra gjilanase, Drita mbetet në pozitën e parë me 47 pikë të grumbulluara kurse Ballkani pas kësaj humbje mbetet në pozitën e dytë me 45 pikë të grumbulluara.
Prishtina renditet në pozitën e tretë me një pikë më pak se Ballkani.
Kurse, Llapi që arriti fitore kundër Ballkanit renditet në pozitën e 6-të, me 26 pikë.
Renditja e plotë:
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.