Reshje shiu dhe bore, këto janë temperaturat

Opoja.net Opoja.net Kosova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të ketë ulje të temperaturave.

IHK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë reshje shiu, derisa nuk përjashtohen mundësitë që në viset malore të ketë edhe reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në fushat barike parashihen rënie të lehta dhe këto ndryshime do të mundësojnë mot të paqëndrueshëm duke sjellë reshje shiu ditën e mërkurë dhe ulje të temperaturave, kryesisht maksimaleve të ditës. Reshjet më intensive priten në veriperëndim, perëndim dhe qendër të vendit, ndërsa pjesa lindore dhe juglindore parashihet të ketë reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. Nuk përjashtohen mundësitë që në viset malore (Alpet shqiptare dhe malet e Sharrit) të ketë reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat do të jen për 2-4 gradë më të ulëta se sa në viset mesatare dhe të ulëta. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, ka njoftuar IHK-ja.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-