Resul Fetahu emërohet nënkryetar i Komunës së Dragashit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Ndërkohë që nuk mundi të kalojë në kuvend emërimi i nënkryetarit të dytë të Komunës së Dragashit, nga radhët e komuniteteve joshumicë, sot kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, e ka emëruar nënkryetarin e parë të Komunës së Dragashit, inxhinierin e komunikacionit rrugor, Resul Fetahun.

Me profesionin që ka, Fetahu ishte Zyrtar administrativ në Ministrinë e Infrastrukturës, gjegjësisht në Departamentin për Menaxhimin e Rrugëve.

Njoftimin e ka bërë publik zyrtari për informim në Komunë, Brendi Berisha, duke dhënë edhe emrin e pasardhësit të Fetahut në Kuvend. “Me që Resul Fetahu e le të lirë vendin e anëtarit të Kuvendit, nga radhët e LDK-së, atë pritet ta zëvëndësojë, Naser Myrtezani”, ka njoftuar Berisha. /Radio Sharri – Dragash/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-