Zëdhënësi i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit, që ka filluar më 29 nëntor.
Elezi, për Klankosova.tv, ka thënë se deri më tani KQZ-ja ka pranuar 137 pako me fletëvotime, teksa do të pranojë më së largu deri më 13 dhjetor.
“Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor”.
“Deri këtë të hënë, KQZ-ja ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime. Duke u mbështetur në ligj, KQZ-ja do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor”.
“Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.