Autor: Bedri Halimi
Nga të dhënat e deritashme rreth organizatave kriminale serbe në pjesën veriore të Kosovës rezulton se organizata “Rojet e Urës” ka vepruar në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe është themeluar me 12 Qershor 1999.
Aktivitetet e veta i kordinojnë me radio lidhje dhe forma tjera të telekomunikimit. Si themelues i këtij organizmi është Oliver Ivanoviq një agjent i sigurimit serb, që pas lufte hoqi uniformën e policit dhe u paraqit në rolin e liderit, si dhe udhëheqësit të formcionit të quajtur “Rojat e Urës”. Ky ishte personi që i ka ndërmarrë të gjitha aksionet nga grupi paramilitar kundër shqiptarëve por edhe trupave të KFOR-it. Struktura e formacionit të quajtur “Rojat e Urës” përbëhet nga policë të Serbisë të veshur me rroba civile, të armatosur e të dirigjuar nga Beogradi.
Në kuadër të “Rojeve të Urës” bëjnë pjesë edhe pjestarë nga “Tigrat e Arkanit”, pastaj çetnikët e partisë së Sheshelit, agjent të BIA etj. “Rojet e Urës” janë strukturë e sigurisë me tri funksione kryesore: të parandalojnë hyrjen e Shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës; të grumbullojë informacione mbi forcën e Kosovës (Kfor dhe policinë e Kosovës), si dhe të grumbullojë informacione për secilin shqiptarë që jeton në veri. Për sistemin e komunikimit përkujdeset Vuqina Janiqijeviq nga Vushtrria i cili gjatë bombardimeve të Natos ishte kryeshef i grupit “Djemtë e Frenkut” për Mitrovicë, Vushtrri, Leposaviq, Stantërg, dhe Zubinpotok.
Në ndërkohë u themeluan një organizat ndërkombtare sërbe “Asociacioni i qeveritarëve të urës-Shën Dimitrije”, “Most” (ura). Kryetari i “Mostit” ishte Vlladimir Rakiq- “Gile”, Mirolub Bozhoviq-Baki si arkatër kurse si sekretar Nebojsha Vukmiroviq.
Në një dokument të vitit 2001 thuhet se “Marko Jakshiqi bashkë me kriminel të tjerë si Millan Ivanoviqi, Monqillo Trajkoviq dhe Vuk Antonjeviqi bëjnë pjesë në mesin e trafikanëve dhe shantazhuesve më të mëdhenjë të tregësisë së zezë me trafikantë në veri të Kosovës. Përmes këtyre parave të pista ata vazhdimisht i financuan të ashtuquajturit “Rojet e Urës”.
Nga qershori i vitit 1999 bazë e rojeve të urës u bë kafiteria “Dolçe Vita” ku u bëheshin plane, politika të veprimeve antiligjore dhe antishqiptare. Ky formacion kriminal, njihet për krimet e shumta ndaj popullatës shqiptare, spastrimin etnik të pjesës veriore të Mitrovicës: bastisje, rrahje, keqtrajtime, vrasje e plagosje të shumta. Në natën mes 3 e 4 shkurtit të vitit 2000 formacioni i “Rojeve të Urës” nën udhëheqjen e Oliver Ivanoviqit dhe shefit të MUP-it serb në Mitrovicë, Dragolub Delibashiq vranë e masakruan 11 shqiptarë nëpër shtëpitë e veta, ku kishte edhe gra e fëmijë, plagosën mbi 40 vetë dhe rreth 100 tjerë u keqtrajtuan në forma të ndryshme. Pastaj 1564 familje shqiptare me 11364 persona u dëbuan nga banesat e tyre në veri.
Me “Rojet e Urës” një kohë ka komanduar Spasoje Memaroviq nga Peja i njohur si “Echo” bashkpuntorë i Millan Ivanoviqit, Marko Jakshiqit etj., pastaj Dimitri Janiqieviq- Miki si truproje e Oliver Ivanoviqit njihet ndër nyjet e organizimit të trazirave të veri. Pastaj Ivica Ivanoviq si epror aktiv i MUP-it serb në Mitrocicë dhe bashkëpuntorë i Oliver Ivanoviqit, kordinonte “Rojet e urës”; Momqillo Arlov udhëheqës i grupit të “Rojave të urës”, pastaj rol në këtë organizim kishin edhe Vladimir Rakiq, Filip Singjiq etj. “Rojet e urës” kanë rekrutuar edhe shumë të rinjë serbë duke nxitur për kryerjen e veprave vandale kundër shqiptarëve dhe nxitjen e trazirave.
Si pasuese e “Rojeve të urës” janë paraqitur edhe disa grupe paramilitare si “Pit Bull”, “Çakalli”, “Karsos”, “Razbiaçi” që janë të lidhur me krim të organizuar.
Grubi “Pit-Bull” vepron në pjesën veriore të Mitrovicës dhe përbëhet prej 30 antarëve që nxisin provokime, bëjnë veprime ekstreme për të rritur tensione ndëretnike. Veprojë në kordimim me urdhërat që u ja japin Millan Ivanoviq e Marko Jakshiqi etj.
Grupi paramilitar i Karlosit është grup ekstrem që qysh herët ishte nën komandën e Oliver Ivanoviqit, njihet edhe si grupi “Spaske”, i cili grup është përgjegjës për disa krime serioze, sulme me granata dore kundër automjeteve të UN etj. Mbajnë lidhje edhe me grupin “Razbiaçi”.
Grupi “Razbiaçi” (Shkatërruesit) është i involvuar në kontrabandën e automjetëve, cigareve etj. drejtues është Bratisllav Pantoviq apo “Kondor” punonjës në policinë Unmikut në Deçan dhe pronar i barit “Beli Dvor”. Së bashku me të është edhe Zvonko Veselinoviq.
Duhet potencuar se Serbia operon ilegalisht në veriun e Kosovës me rreth 1000 trupa të angashuar në katër struktura të ndryshme të siguris, të cilat kontrollohen dhe financohen nga ajo (Serbia). Në veri vepron Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë; “Mbrojtja civile”; shërbimet sekrete serbe BIA dhe VBA.
Pjestarët e të ashtuquajturës “Mbrojtjes civile” (Civilna zastita) urdhërat i marrin nga kryetari ilegal të komunave serbe dhe operon në veri të Kosovës me rreth 245 pjestarë, shumica nga të cilët kanë të kaluar ushtarake. Shefi i mbrojtjes civile për Kosovë është Radisav Janiqijeviq – “disko”. Përgjegjës i mbrojtjes civile për Zveqan është Qaslav Sofronijeviq; përgjegjës i mbrojtjes civile për Leposaviq ku ka 90 antërë është Nenad Rakiq; përgjegjës për Zubinpotok që ka 51 antarë është Milenko Bozhoviq. Mbikqyrës të mborjtjes civile janë Slavisha Jociq, Mirko Delibashiq dhe Zoran Mitroviq. Dyshohet se “Mbrojtja civile” pos tjersh qëndron prapa aktit terrorist në prill të vitit 2012 në pjesën veriore të Mitrovicës.
Një grup ekstrem i afërt me “Mbrojtjen Civile” quhet “Mbrojtja Civile Teknike” që numron 30 deri 40 persona edhe udhëhiqet nga Radomir Bogdanoviq – Rale.
(Shkrimi në këtë artikull nuk shpreh qëndrimet dhe opinionet e redaksisë së Portalit “Opoja.net“. E gjithë përgjegjësia e shprehjeve, bie mbi autorin e këtij opinioni).
Dërgoni edhe ju opinionin tuaj në këtë email: portali@opoja.net)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.