Cristiano Ronaldo rrezikon pezullimin. Ai u ndëshkua me karton të verdhë dhe në shenjë proteste ndaj gjyqtarit hodhi shiritin e kapitenit në tokë, duke u larguar nga fusha e blertë disa sekonda pa përfunduar sfida.
Reagimi i tij ndaj arbitrit holandez Makkelie mund të interpretohet si shkelje e rëndë e nenit 11 të kodit disiplinor të FIFA-s nga ana e kapitenit të Portugalisë.
Një sjellje joetike kjo me Ronaldon që rrezikon pezullimin edhe pse protestat e sulmuesit janë cilësuar si të drejta, pasi topi e kishte kaluar vijën fatale.
Gjyqtarët nuk e cilësuan si gol atë rast dhe pas sfidës me Serbinë, arbitri kryesor i ndeshjes, Danny Makkelie e ka pranuar gabimin.
Nëse skualifikohet Ronaldo mund të humbasë ndeshjen e ardhshme me Portugalinë, pikërisht sfidën ndaj Luksemburgut./Gazeta Sinjali Sporti/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.