Tre persona janë rrahur keq mes veti në Prizren. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur dje tek Tranziti i ri, shkruan PrizrenPress, përcjell Opoja.net.
“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, ku si pasoj lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri prej tyre i cili ka pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.