Dy raste të rrahjes kanë ndodhur brenda 24 orësh në Prizren.
Rasti i parë ka ndodhur në qendër të qytetit “Shatërvan”, ndërsa i dyti në rrugën “Bujtina”.
“Viktima ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore”, njofton Policia e Kosovës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Njësitë policore janë duke hetuar rastin.
Ndërkaq në rrugën “Bujtina” në Prizren është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti kishte rrahur dy viktima.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.