Rrëfimi i Pirros, djaloshit që shkoi nga Kosova në Kroaci me motoçikletë

Opoja.net Opoja.net Opoja

Pirro Pirraj, e kishe ëndërr që moti ndërsa sot e bëri realitet. Ai u nis me motocikletë nga Kosova drejt Kroacisë, konkretisht drejt Dubrovnikut.

Ai përmes një postimi ka rrëfyer momentet nga rruga që ka pasur deri në Kroaci.

Postimi tij;

Kronologji e udhëtimit Kosovë – Kroaci me motorr!

1. Plani me u nis menjëherë pas Xhumas ✅
2. Testi Antigen, pak me vones po i kryer ✅
3. Në kufirin e Shqipërisë, doganieri mendoi që jemi nga Europa dhe na e kërkonte sigurimin 🤣 pas 10 minutave u kthjell dhe na kërkoj falje✅
4. Pa mbërri te pompa e famshme NBT na zu shiu, na boni qull krejt, pas gjysmë ore u ndal dhe vazhduam ✅
5. Vazhduam rrugën, mirëpo ndërroi shoferi, arritëm në Mal të Zi, gjithçka në rregull, vazhduam rrugën për Kroaci, mirëpo, pa prit e pa kujtu, pak para se me mbërri në kufi të Kroacisë, policia mbrapa me kombi bus, na ndaloi dhe na i kërkoi dokumentet, shoferi pa kategorinë përkatëse 🤣 vetëm për motorr 50 cc, e na me motorr 1300 cc 🤣, përgjatë bisedes me policin, duke u mundu me e bind që kinse në Kosovë është në rregull me këtë patent, ai rrëshqiti dhe kërkoji nga ne të i jepnim ndonjë gjë, në ato momente e pa që unë në gjoks e kam një kamerë, ohhh, veç që si ra pika, na dha dokumetet dhe vazhduam për Kroaci, ku pa asnjë problem të vetëm arritëm në destinacion 😊

Eksperiencë motorristike, shumë e veçantë, tepër e lodhshme, po ekstremisht e lezetshme!

Për Dubrovnik s’po flas, se po dihet…😊

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-