Rrëfimi se si ushtria serbe mobilizonte shqiptarët dhe i dërgonte në Opojë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Agjencia prestigjioze e lajmeve Associated Press (AP) ka publikuar video të shumta të periudhës së luftës së Kosovës.

Ndër videot e shumta, në një video të realizuar në kampin e refugjatëve në Kukës, shfaqet një person me emrin Leir Millaku, i cili rrëfen një histori interesante, se si ushtria serbe kishte mobilizuar me dhunë shqiptarët dhe i kishte dërguar për të luftuar në Opojë.

Millaku në rrëfimin e tij thotë se ushtria serbe u ka thënë se ata do të jenë në vijën e parë të frontit, nëse nuk luftojnë do t’i vrisnin nga pas.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-