Rregullat e mikpritjës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Rregullat e thirrjes në gosti
1. Muslimani duhet të thërrasë në musafirllëk të devotshmit e jo të prishurit e të pandershmit, sipas hadithit: “Mos shoqëro askë përveç besimtarit dhe të mos e hajë ushqimin tënd askush përveç të devotshmit.” (Transmetojnë Ahmedi, Ebu Davudi, Ibni Habani dhe Hakimi, hadithi është sahih)
2. Të mos i veçojë në musafirllëkun e tij të pasurit, duke mos i ftuar të varfrit, sipas hadithit: “Ushqimi më i dëmshëm është ushqimi i një ziafeti në të cilin thirren të pasurit e lihen të varfrit.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
3. Të mos ketë për qëllim që të lavdërohet e të krenohet me gostinë e tij, por ta zbatojë Sunetin e Pejgamberit alejhi selam dhe të Pejgamberëve të tjerë, si të Ibrahimit alejhi selam, i cili kishte pseudonimin “babai i mikpritjes”. Gjith-ashtu, të ketë për qëllim që me anë të mikpritjes së tij t’i gëzojë besimtarët, po ashtu të përhapë kënaqësinë dhe hare-në në zemrat e vëllezërve të tij besimtarë.
4. Të mos e thërrasë atë për të cilin e di se, nëse do të vinte, do të ngushtohej nga të pranishmit ose do të ofendo-hej nga disa prej tyre. Këtë e bën si përkujdesje për t’iu larguar ofendimit të besimtarit, e cila gjë është e ndaluar.

Rregullat e pranimit të thirrjes
1. Muslimani duhet t’i përgjigjet thirrjes e të mos vonohet, përveç nëse ka ndonjë pengesë, siç është frika se mos bën ndonjë dëm në fe a në trupin e vet, sipas hadithit: “Kush është i thirrur, le të përgjigjet.” (Transmeton Musli-mi) Dhe hadithi: “Sikur të isha i thirrur në thundra të deles, do të isha përgjigjur, e sikur të më jepej shpatulla, do të kisha pranuar.” (Transmeton Buhariu)
2. T’i përgjigjet thirrjes, qoftë ajo nga i pasuri a i varfri, sepse, nëse nuk i përgjigjet thirrjes së fukarasë, e prek atë shpirtërisht e kjo është edhe shenjë e mendjemadhësisë, kurse mendjemadhësia është e urryer. Sa i përket përgjigjes së thirrjes së fukarave, transmetohet nga Hasan bin Ali radiallahu-anhuma, se duke kaluar pranë disa fukarave që kishin shtruar një copë buke në tokë dhe hanin, i thanë: “O bir i bijës së Pejgamberit, eja të hamë së bashku” – e ai tha: “Po, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë.” Zbriti prej mushkës dhe i shoqëroi ata në ngrënie.
3. Të mos bëjë dallim në pranimin e thirrjes së atij që është afër dhe atij që është larg. E nëse është i thirrur në dy vende, le t’i përgjigjet të parit e prej të dytit le të kërkojë falje.
4. Të mos i shmanget përgjigjes për shkak të agjërimit nafile, por le të shkojë. E nëse shoku i tij gëzohet që ai të hajë, le ta prishë agjërimin, sepse gëzimi i zemrave të besimtarëve është devotshmëri, e nëse nuk ha, le të bëjë dua për ta, sipas hadithit: “Nëse thirreni diku, përgjigjuni; nëse jeni me agjërim, bëni dua; e nëse nuk agjëroni, hani. (Transmeton Muslimi)
5. Me përgjigjen e tij të ketë për qëllim nderimin e vëllait musliman, që të shpërblehet për at

Rregullat e sjelljes në gosti
1. Të mos vonohet nga koha e caktuar, sepse mund të bezdisen njerëzit duke pritur, por as të mos shkojë para kohe e t’i befasojë ata, se ndoshta nuk janë përgatitur e mund të shqetësohen me praninë e tij.
2. Kur të hyjë në shoqëri (odë të burrave), të mos mburret, por le të hyjë kokulur. Nëse i zoti i shtëpisë i cakton vend për t’u ulur, le të ulet e të mos e kundërshtojë.
3. Le të nxitojë me shtrimin e sofrës për mysafirin, sepse duke nxituar ushqimin i bën nder mysafirit, e Allahu na ka urdhëruar që ta nderojmë mysafirin.
4. Të mos shpejtojë me ngritjen e sofrës para se të ngrihen duart e mysafirëve prej ushqimit, si dhe ta plotësojë zbrazëtinë e pjatave me ushqim.
5. T’i ofrojë mysafirit aq sa majfton, pra le ta zgjedhë mesataren, sepse nëse i ofron pak, do ta dobësojë burërrinë e nëse i ofron tepër, kalon në syefaqësi, e që të dy këto vese janë të shëmtuara.
6. Nëse shkon diku mysafir, të mos qëndrojë më tepër se tri ditë, përveç nëse kërkojnë nga ai me këmbëngulje të qëndrojë më tepër, e kur dëshiron të shkojë, duhet të marrë leje.
7. Ta përcjellë mysafirin deri jashtë shtëpisë.
8. Mysafiri ta lëshojë shtëpinë e tij i buzëqeshur dhe i kënaqur, edhe nëse ndaj hakut të tij ka pasur mungesa dhe mospërfillje. Ai duhet të veprojë kështu, sepse kjo është prej sjelljeve dhe moralit të mirë me të cilat robi arrin shkallën e agjëruesit dhe atij që falet vullnaterisht natën.

Autori: Abdul-Hamid Suhejbani

Përktheu dhe përgaditi: Kushtrim Guraj

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-