Rreth 900 persona të akuzuar për korrupsion në Kosovë, vetëm 29 të dënuar

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Dukuria e korrupsionit edhe më tej mbetet problem shqetësues në vendin tonë. Ky fenomen vazhdon të shkaktojë probleme të mëdha jo vetëm për shtetin, por edhe për qytetarët.

Thuajse çdo ditë dëgjojmë për arrestime të personave zyrtar të përfshirë në afera korrupsioni, ngritje aktakuzash ndaj tyre, por në fund numri i dënimeve është i pakët.

Gazeta Sinjali, mëson se gjatë gjysmës së parë të këtij viti në gjykatat e Kosovës për veprat penale të korrupsionit zyrtar ishin në punë 346 raste me 880 persona të akuzuar.

Prej tyre lëndë të pazgjidhura në fillim vitit ishin 275 raste me 747 persona të akuzuar, derisa gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti janë pranuar në gjykata edhe 71 raste me 133 persona të akuzuar.

Gazeta Sinjali, mëson se me aktgjykim fajësues 13 raste ishin me dënim me burg ku 16 persona janë të dënuar, ndërsa 12 raste të tjera janë dënuar me gjobë 12 persona. Ndërkaq ishte një rast ku një person është dënuar me kusht.

Gjykatat e Kosovës gjatë gjysmës së parë të këtij viti kanë marr aktgjykime liruese për 12 raste, ku në 7 mori aktgjykim refuzues ndaj 13 personave të akuzuar dhe 6 raste janë zgjidhur në mënyra tjera me 9 persona të akuzuar.

Pra 51 raste janë zgjidhur dhe ndaj 74 persona ka përfunduar procedura.

E lëndë të pazgjidhura deri në fund të periudhës raportuese ishin 295 me 806 persona ndaj të cilëve nuk ka përfunduar procedura gjyqësore, mëson Gazeta Sinjali nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-