Rritje ekstreme e çmimeve të naftës? Shoqata e Naftëtarëve ngre alarmin pas krizës në Lindjen e Mesme

Opoja.net Opoja.net Rajoni

Intervenimi ushtarak amerikan në Iran mori vëmendjen e akterëove kryesor në planet ditën e diel.

Kthimi i fokusit të superfuqisë botërore kah Lindja e Mesme zor se do të lë vend që ata të merren edhe me tensionet në Ballkan.

Involvimi i ShBA-së në luftën e Izraelit me Republikën Islamike do të ketë ndikim në Kosovë edhe në aspektin ekonomik.

Krizë pritet të ketë sidomos tek furnizimi me naftë.

Kështu pohojnë edhe nga Shoqata e Naftëtarëve, ku kryetari i saj, Fadil Berjani, tha se ka gjasa që çmimet e derivateve të rriten në mënyrë ekstreme.

Megjithatë, Berjani bëri thirrje që qytetarët mos të panikojnë meqë edhe në rajon Kosova dallohet sa i përket çmimeve më të arsyeshme.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-