Rruga e ‘Merimangës së leshit’ – ISIS –it, rrugë drejt greminës

Opoja.net Opoja.net Opinione

Autor: Bedri Halimi

Çështja e organizatës ISIS në bazë të veprimeve praktike që ndodhin në kohën e sotme është tregues i qartë se ky emër fantazmë paraqet njërën ndër format më të sofistikuara të krimit të organizuar botëror nën maskën e fesë islame. Pa dashur që të hyj më thellë rreth platformës së saj (sepse kjo gjë tashmë është e njohur), është e nevojshme që të theksohet se në këtë organizim, apo kjo “murtajë e vdekjes” në emër të njëfarë misioni të shenjtë që i ka vënë vetes, ka përfshirë edhe shqiptarët. Apo më qartë ka depërtuar edhe te disa shqiptarë.

Shqiptarët dhe Merimanga e leshit – ISIS-i

Duke u bazuar në nivelin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, përkatësisht shkallën e gjendjes socio – ekonomike të banorëve të Kosovës në njërën anë si dhe nivelin e vetëdijës së ulët dhe shkallës së inteligjencës së kufizuar të individëve të caktuar – kryesisht te të rinjëve, mundësitë për t’i manipuluar shqiptarët janë në rritje.
E para, për shkak të nevojës për të mbijetuar ekonomikisht, të cilët nga pa përspektiva e mundësisë së punësimit, këtë formë të veprimit e shohin si mundësi shpëtimi përkatësisht mbijetese. Kur kësaj t’i shtohet edhe fjalori i sofistikuar për joshje ekonomike dhe shifra ekscituese të parave të premtuara për pagë mujore, kjo bëhët më lehtë e realizueshme. Prandaj edhe deri më tani mbi 100 veta nga Kosova kanë marrë rrugën drejtë humnerës në emër të një parajse të premtuar.
Ana tjetër e joshjes, është siç thamë niveli tepër i ulët i vetëdijës fetare, kulturore, e madje edhe kombëtare të disa të rinjëve shqiptar. Në rrethanat e një shoqërie ku shteti është në fazat e para të funksionimit real të institucioneve; në rrethanat kur vlerat dhe pseudovlerat përzihen; në rrethanat kur raporti mes ofertës dhe kërkesës është në diproporcion të madh, përkatësisht në rrethanat kur dëshira e njeriut për t’u dukur, për t’u pasuruar, për t’u respektuar, për t’u bërë i njohur në shoqëri është në kundërshtim të madh me mundësitë reale, kjo kategori njerëzish nuk zgjedhin mjet për t’a realizuar qëllimin. Në fakt këta nuk kanë as qëllim përmbajtësor. Këta kanë qëllim formal. Këta njerëz të cilëve u mungon kultura elementare fetare – islame, duan të tregohen se janë dikushi, prandaj për t’a mbuluar këtë zbrastësi intelektuale ata kanë zgjedhur rrugën e pasurimit të shpejtë, rrugën për t’u bërë të famshëm dhe për t’u bërë dikushi, me vlerë, pa mund, pa lexuar, pa kryer shkollë, pa e lodhur mendjen për ta pyetur së paku vetën se për ku janë nisur dhe ku duan të shkojnë. Te kjo kategori njerëzish është krijuar një vakum i madh shpirtëror dhe si të tillë kanë kaluar jashtë realitetit në kohë dhe në hapësirë. Te këta njërëz në pyetje është ekskluziviteti, absolutizmi. Te këta njerëz mungon arsyeja, mungon ndjenja racionale, mungon toleranca, mungon madje edhe logjika e shëndosh. Këta janë partizan të logjikës formale të cilët mendojnë si ariu: “dardhat duhet të bëhën sivjet sepse më hahen mua”. Dhe kur ska dardha, këta i fajësojnë të gjithë. Edhe të afërmit madje, edhe shokët e dikurshëm. Kjo logjikë është në gjendje t’a bëjë të afërt edhe njeriun që nuk i përket etnisë së tij, por që i përket mendësisë së tij, me të cilin ju puqen ëndrrat, dëshirat dhe qëllimet.

Mashtrimet e merimangës së leshit – ISIS-it, si forma të manipulimit

Nuk kemi njohuri rreth strukturës së organizimit formal të këtij sindromi kriminal, por duke patur parasysh qëllimet, mund të konkludojmë, se shkalla e organizimeve të kësaj strukture të bishave të zeza, afërsisht është treshkallshe, ku në shkallën e parë bëjnë pjesë ideologët, në shkallën e dytë misionarët dhe në shkallën e tretë viktimat.
Ideologët nuk gjendën në Kosovë, as në Shqipëri, as te shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi e as në Luginë të Preshëvës. Ideologët janë të padukshëm në njërën anë dhe janë prezent kudo në anën tjetër. Të padukshëm për shkak se askush nuk e di se ku e kanë qendrën dhe për të ditur në hollësi strategjitë e veprimit të tyre, por në anën tjetër janë prezent kudo përmes propagandës për të krijuar kështu bindjen se kemi të bëjmë me një strukturë të organizimit të sofistikuar në shkallë botërore. Dhe sdo mend se ky organizim ekziston si me propagandë, si me mbështetje financiare, si me logjistikë. Por kjo është lehtë e kuptueshme për ata që duan të kuptojnë, siç është lehtë e manipulueshme për ata që nuk e kanë lexuar në jetën e tyre as edhe një lektyrë të vetme shkollore.
Misionarët janë përsonat që kryejnë misionin e detyrave që kanë marrë nga ideologët. Këta kanë punën më të vështirë, sepse për çdo veprim duhet të sillen sipas mëndësive dhe rrethanave që nxjerrë koha dhe momenti. Këta duhet të zhvillojnë propagandën përmes premtimeve, joshjes, për t’u futur në brendësi të shpirtit të njerëzve, se rruga e mbijetesës por edhe e jetesës është ideologjia e tyre e predikuar nën maskën e fesë islame. Këta njerëz ofrojnë edhe shërbime në shpërndarje të ndihmave materiale dhe parave, duke premtuar shuma marramenndëse të parave dhe duke krijuar kështu përceptimin te kategoria e njerëzve të manipulueshëm se do të pasurohen shpejtë, dhe se me ato para do të bëjnë realizimin e të gjitha ëndrrave të tyre. Në veprim praktik kategoria e njerëzve misionar, në momente të caktuara ka edhe karakterin e ideologëve. Por që në fakt janë ideologë fiktiv. Luajtja e rolit të ideologut u lejohet nga ideologët real vetëm si formë e realizimit të qëllimit. Pra vetëm si “argument” për të shtrirë ndikimin e vet të sa më shumë njerëz, dhe për t’u bë të besueshëm, përkatësisht sa më të besueshëm, deri te shkalla e besimit absolut te viktimat e përvetësuara. Këta misionar në fakt jo rrallë përdorin edhe metoda shantazhuese dhe kërcenuese për njerëzit që janë futur nën rrjetin e strukturës së “merimangës së leshnarëve” të quajtur ISIS. Këta misionar që praktikisht kryejnë rolin e logjistikës, formalisht para viktimave sillen si zotër.
Viktimat janë siç thamë qoftë hallegji, qoftë ëndërrues të shkëputur jashtë realitetit kohor. Ata futen në këtë lojë të vdekjes së sigurtë duke bërë një udhë e dy punë: edhe që të pasurohen, por edhe që të bëhën dikushi. Dikushi me vlerë, që për unin e viktimës, përkatësisht për egon e nivelit të ulët të këtyre viktimave mund të themi se në momente të caktuara, mendojnë se edhe vetë viktimat, janë shndërruar në misionar, e rrjedhimisht edhe vet viktimat marin rolin e sjelljeve të zotërve në shoqëri. Zoti real te ta është vetëm formal. Zoti real këtyre u konvenon t’a përdorin vetëm si term argumentues për t’i realizuar qëllimet e tyre. Këta njerëz në momente të caktuara sa nuk thonë që janë vetë Zoti apo që nuk kanë folur me Zotin dhe kanë marrë bekimin e tij për t’i realizuar synimet e tyre.

Shenjat e iluzioneve imagjinative të viktimave të Merimangës së leshit – ISIS – it

Duke patur parasysh: nivelin e ulët të shkollimit; nivelin socio – ekonomik; divergjencat mes dëshirës dhe mundësisë për t’i realizuar qëllimet si dhe etjen për t’u dukur dikushi me vlerë në shoqëri, përkatësisht me çdo kusht për të ikur nga sindromi i kompleksit të vlerës së ulët, këta njerëz bëjnë veprime të quditshme jo vetëm për rrethin dhe shoqërinë në tërësi, por madje edhe për familjet e tyre. Fillimisht bëjnë veprime që të jenë të ndryshëm nga njejtësia, përkatësisht uniformiteti fetar dhe etnik. Te këta njerëz uniformitet etnik as nuk ka patur, e as që mendojnë t’a kenë, sepse kultura si dhe etnokultura për ta nuk ka asnjë vlerë. Dhe jo vetëm kaq. Këta njerëz kurrë nuk kanë patur kulturë kombëtare e as vetëdije kombëtare. Te këta njerëz kombëtarja nëse ka ekzistuar ndonjëherë në momente të caktuara ka qenë krejt formale, kështu që këta njerëz sot janë në gjendje ta bëjnë vëlla një arab vetëm se mendon si ata – në formën më të qoroditur të arabizmit, sesa një shqiptar që mendon shqip.
Kjo i duhet për t’a bërë diferencën në shoqëri, për t’a shfaq ndryshimin dhe përmes kësaj forme për të treguar gjoja superioritetin e kulturës së tij, dijes së tij, burrërisë së tij, njerëzisë së tij. Por këta njerëz duan t’a bëjnë diferencën edhe brenda vetë fesë, sepse duan të jenë më të ngriturit, më të diturit, pra duan të jenë dikushi që e shohin vetën mbi masën e shoqërisë në të cilën jetojnë. Por për të mbijetuar, atyre u duhet mbështetja, u duhet zgjerimi i rrethit, prandaj bëjnë përpjekje të vazhdueshme përmes të gjitha formave të propagandës, T’a zgjerojnë rrethin. Kjo u duhet para së gjithash për shkak se nuk e ndjejnë veten të sigurtë po të qëndrojnë si të vetmuar në shoqëri. Prandaj synojnë t’a zgjerojnë rrethin, duke marrë secili nga viktimat brenda vetës rolin e një zoti para viktimave të reja, duke ju dhënë kështu vetës atributin edhe të misionarit e në momente të caktuara edhe të ideologut, duke u paraqitur para viktimave se këta janë aq të arrirë saqë jo vetëm që kanë folur me ideologun kryesor apo ideologët kryesor, por madje edhe me vet Zotin.

Rreziku i përhapjes së mortajës së zezë të merimangës së leshit – ISIS

Duke u nisur nga niveli i shkallës së organizimit, veprimet e tyre janë të ndryshme. Kështu në fazat e para të organizimit fillestar, këta paraqiten si engjuj në një gjuhë mashtruese, si njerëz paqedashës, në mënyrë që të bëhën të pranueshëm te opinioni përkatësisht te shtresat e ulta të zhvillimit shoqëror, si dhe te lakmitarët eventual të shtresës intelektuale, të cilët kanë defekte qoftë me vetëdijen intelektuale, qoftë me ndërgjegjen njerëzore.
Kurse në momentet kur shkalla e zgjerimit të tyre ka arritur deri në përmasat që i konsiderojnë se janë bërë dikushi, edhe format e sjelljeve të tyre në shoqëri janë të ndryshme. Kështu ata sërish vazhdojnë për të gjetur viktimat e reja në gjuhën e mashtrimit, por nëse gjatë këtij rrugëtimi hasin në ndonjë rezistencë individuale, këta i qesin edhe “dhëmbët e kërcënimit”, e madje edhe të veprimit praktik duke përdorur dhunë fizike e deri te përdorimi i armëve të ndryshme, qofshin këto armë të ftohta, apo edhe armë zjarri. Në fund kur nuk mund t’a qajnë bllokadën dhe ku shohin se pengesat ndaj tyre janë bërë të pa përballueshme, këto krijesa monstruoze, përdorin edhe armët e shkatërrimit në masë, si dinamite, helme etj. As misionarët, as viktimat e as ideologët, nuk qajnë kokën se qfarë shkruan në Kur’an, se qfarë feje është realisht feja islame. Nuk brengosen fare që filozofia esenciale e fesë islame është toleranca, humanizmi, paqja. Këta përdorin dhunë dhe dhunën e arsyetojnë në emër të fesë. Këta keqpërdorues të fesë e kanë kapur Kur’anin në njërën dorë dhe dinamitin në dorën tjetër dhe bërtasin: o do bëhët si themi ne sepse ne jemi vetë Kur’ani, o do e shkatërrojmë botën me këto gjëra që kemi në dorën tjetër – dinamitin. Pra kush është këtu musliman? Kush është këtu fetar? Sa është fetar? Sa është musliman?
Elementi i parë i rrugës së devijimit fetar dhe shpirtëror është leshi përkatësisht mjekrrat. Në këtë formë duan t’a bëjnë edhe ndryshimin fenotipor, përmes pamjes së jashtme, dallimin përkatësisht ndryshimin nga masa, me shpresën dhe synimin se masa do të bëhet një ditë si ata. Dhe në këtë rast leshi individual synon të gjithë që t’i bëjë leshnar. Pa fije turpi i lëshojnë mjekrat përsonale, për t’ia lëshuar mjekrën secilës viktimë të mundshme dhe në fund për t’ia lëshuar mjekrën tërë popullit.
Nuk po flasim këtu për mohimin e mjekrës esenciale. Mjekrës që fletë për shkallën e intelegjencës së njeriut në një profil të caktuar: qoftë në letërsi, filozofi, art, kulturë, shkencë, e madje qoftë edhe në fe. Niveli i arritjes intelektuale, i sjelljeve praktike në shoqëri si dhe i arritjeve në lëminë e caktuar, e arsyeton edhe leshin, përkatësisht mjekrën. Në këtë rast mjekra e njeriut të mirfilltë intelektual, rrezaton pozitivitet, kulturë përsonale e madje edhe intelektualizëm. Rrezaton dije që si rrjedhojë të imponon respekt. Ky lesh është i rregulluar, kjo mjekër ka formë dhe përmbajte. Kurse leshi i zbraztësisë, përkatësisht i egërsisë, paraqet formën më të vrazhdë të qorroditjes së pamjes njerëzore të individit në shoqëri. Por për mendësinë fiktive – të zbrazët, leshi është pasuri, dije, kulturë, prandaj edhe do të shndërrohet në ideologji, në ideologjinë e leshit të zi, për t’a bërë lesh arapi tërë kulturën shqiptare, artin shqiptar, historinë shqiptare dhe detyrimisht esencën e fesë islame.

Orientimi i masës në raport me Merimangën e leshit – ISIS-in

Njerzit nuk mund të mashtrohen në vazhdimësi sipas planeve ogurzeza të filozofisë së leshit – ISIS-it. Individët e mashtruar që janë futur në këtë ideologji anti islame, anti humane dhe antinjerezore, kanë shkuar rrugës së pakthim në Siri. Atje e shohin realitetin e zhgënjimit nga parajsa e premtuar, por nuk mund të kthehen më. Nuk mund të kthehen madje as me arkivole, ashtu siç nuk janë kthyer dhe nuk po kthehen. Ashtu siç edhe nuk mund të kthehen as të gjallë, sepse viktimat shqiptare që këtu në momente të caktuara kanë luajtur edhe rolin e misionarëve e madje edhe ideologëve, atje shndërrohen në viktima reale. U premtohen se do të marrin para me dhjetra mijera euro në muaj, si rrogë, por pas disa muajsh, në vend të parave të premtuara dhe në mendje të tyre të grumbulluara, ata kur zhgënjehen nga realiteti dhe duan të kthehen në Kosovë përkatësisht në vendlindje. Në situata të tilla, ata jo vetëm që nuk lejohen t’a bëjnë një gjë të tillë, pra të kthehen, por as nuk u jepen paratë. Sapo t’i kërkojnë parat e grumbulluara gjatë disa muajve të shërbimit të tyre në këtë të ashtuquajtur “mision të shenjtë”, te ideologët ky është një sinjal se viktima e ka kryer rolin e misionit të tij të “shërbimit ushtarak” dhe se çdo mbajtje e tij më tej për ideologët paraqet rrezik. Prandaj ideologët vendosin “t’a rehatojnë” duke e shpërblyer me 60 cent sa kushton një plumb pas koke. Dhe kësisoji duke e shpallur Shehid, se gjoja ky shehid paska shkuar “për t’u takuar me Allahun”. Në ndonjë rast, ku viktima është shumë i zhdërvjellt dhe arrinë të ikë nga kthetrat e “merimangës së leshit”, ata tregojnë kretësisht të kundërtën e asaj që e kanë predikuar para se të ktheheshin.

Rreziqet nga merimanga e leshit – ISIS për shqiptarët

Padyshim rreziqet janë të mëdha si për vetë pjesëtarët e leshit, për familjet e tyre, për rrethin si dhe për shoqërinë shqiptare në përgjithësi.
Së pari, këta leshnarë japin pamjen e degjenerikëve modern të shoqërisë shqiptare.
Së dyti, këta leshnarë, ndikojnë në prishjen e harmonisë fetare mes besimtarëve islam në shoqërinë shqiptare.
Së treti, këta lëshnarë, ndikojnë në krijimin e një klime të pasigurtë të paqes dhe lirisë fetare e kombëtare në shoqërinë shqiptare.
Së katërti, këta leshnarë, ndikojnë në krijimin e një imazhi negativ para botës për shoqërinë shqiptare në tërsi dhe në fenë islame të shqiptarët në veqanti.
Së pesti, këta leshnarë, ndikojnë në krijimin dhe konsoludimin e rradhëve kundër kombit shqiptar të qarqeve të caktuara, qofshin europiane apo edhe botërore. Pra misioni i leshnarëve nuk është vetëm antifetar, në këtë rast anti islam, por është edhe anti human edhe anti njerëzor e si rrjedhojë edhe anti kombëtar.

Mesazhi i leshnarëve shqipfolës para botës

Serbia dhe aleatët e saj, së bashku me segmente anti amerikane dhe anti shqiptare europiane, siç janë qarqet ekstreme majtiste dhe djathtiste, janë të interesuara që çdo gjë shqiptare t’a paraqesin si jo humane, jo njerëzore dhe të dëmshme për civilizimin botëror. Të dëmshme para botës mundohen ta paraqesin edhe përkatësinë fetare islame të shqiptrëve. Për këtë qëllim, Serbia ka krijuar edhe një resor të posaqëm për t’a dëstabilizuar gjendjen në Kosovë nën maskën e terrorizmit islamik. Kështu kudo te shqiptarët në Ballkan provon te depërtoj, përmes manipulimeve të ndryshme duke shpërndarë shuma të mëdha parash. Kur kësaj t’i shtohen edhe orekset e shfrenuara të ‘leshnarëve shqipfolës’ si dhe detyrimin për të vepruar individët që kanë pranuar para nga ISIS-i, atëherë është e kuptueshme se paqja, qetësia, stabiliteti në radhë të parë shpirtëror i shqiptarëve, është i rrezikuar nga sindromi i ideologjisë së “maceve të zeza”.
Lufta me Serbinë ka qenë e ndarë me dy fronte. Kurse tash lufta kundër leshnarëve është më e komplikuar, për shkak se kjo ideologji, përmes misionarëve të saj, e ndihmuar nga të gjitha instancat anti shqiptare, ka arritur të depërtojë edhe në organizmin shqiptar. Madje në disa raste ka arritur të depërtojë edhe brenda vetë familjes shqiptare. Kjo e bën edhe më të rëndë ballafaqimin me ideologjinë e “maceve të zeza”.
Për këtë gjë, është e nevojshme, që shoqëria shqiptare të organizohet në të gjitha format e mundshme, kundër kësaj të keqje kanceroze që është futur në trungun shqiptar.
Këtu rolin kryesor duhet t’a ketë shteti, përmes mekanizmave të saj si: Ministria e Punëve të Brendshme, Policia, Gjyqësia, Prokuroria, Ministria e Drejtësisë, por edhe ministritë e tjera si Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e deri te shoqëria civile. Dhe jo vetëm kaq. Në këtë drejtim krahas institucioneve shtetërore që fjalën e vetë duhet ta thonë në të gjitha format e mundshme, si në kulurë, art, shkencë, propagandë, qoftë edhe në implementimin ligjor, në ballë të frontit duhet të jetë edhe Bashkësia Islame në të gjitha nivelet e organizimit e saj në shoqërinë shqiptare. Format e veprimit në këtë rast duhet të jenë të bashkërenditura: aty ku Bashkësia Islame është e kërcënuar në ndonjë komunë apo në ndonjë fshat të caktuar, t’i ndihmojë shteti për t’a shëruar Bashkësinë Islame nga sindromi i këtij kanceri.
Dhe anasjelltas: edhe Bashkësia Islame ta ndihmojë shtetin duke e predikuar në mënyrë të denjë fenë islame, dhe duke ndihmuar në shqyerjen e maskës së leshit të misionarëve anti islam dhe anti kombëtar shqipfolës, qofshin këta që janë futur me qëllim në këtë rrugë pa krye, apo edhe nga mungesa e vetëdijës.
Rrugë tjetër nuk ka. Rruga tjetër është e dhëmbshme. Rruga tjetër është lufta civile mes shqiptarve, ku populli do të detyrohet të qohet për t’i luftuar leshnarët e “merimangës së zezë” ashtu siç u patë ngritë UÇK –ja për t’a luftuar Serbinë dhe njerëzit e saj.
Çdo vonesë e shtetit, pra çdo vonesë e luftës së parë në këtë drejtim, do të krijojë mundësinë e fillimit të luftës së dytë, atë të popullit, ku në këtë rast pasojat do të jenë shumëfish më të mëdha, qofshin në sferën e brendshme, qoftë edhe në sferën e jashtme.
Kurse përgjegjësinë do t’a bartin institucionet përgjegjëse për të vepruar.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-