Sadiku e dëshpëruar me shtetin: Fitova medalje historike, nuk pata asnjë pritje

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka thënë se është një ndjenjë e papërshkruar, fitimi i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian.

“Para disa muajve solla medaljen e parë për seniore në Kampionatin Botëror, kurse tash në Kampionatin Evropian. Një ndjenjë jashtëzakonisht e papërshkruar. Kam shkruar një histori për pak muaj, por për një vit shkruajta dy histori”, tha Sadiku në Sports Show të Klan Kosova.
“Kur kam ardhur, në Kosovë kam qenë shumë e dëshpëruar me shtetin tem, nuk e kam pasur një përkrahje siq kam menduar se do ta kem, kam menduar se do të jetë ndryshe pasi fitova medaljen e parë”.

“Unë ushtroj në një sallë e cila nuk plotëson kushtet, nuk ka as tatami, është beton, kam çuar kërkesa, por nuk më është përgjigjur asnjë kërkesë”, tha medalistja.

“Edhe kur e fitova këtë medalje evropian nuk kam pasur ndonjë pritje nga shteti, është medalje e dytë, është medalje historike, dhe nuk pata asnjë pritje, përveç kryetarit Enver Krasniqi, të cilin e falënderoj shumë”, u shpreh Sadiku.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-
Merr lajmet me njoftim OK Jo faleminderit