Opoja.net

SBASHK dërgon 452 punëtorë të arsimit për pushime në bregdetin shqiptar

Sindikata e Bashkuar, Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se po vazhdon me traditën e organizimit të pushimit në bregdetin shqiptar për një numër të konsideruar të anëtarëve të Sindikatës nga e tërë Kosova.

Në njoftimin për media thuhet se pasi kanë analizuar mundësitë buxhetore organet udhëheqëse të SBASHK-ut kanë ardhur në përfundim se këtë vit në këtë aktivitet do të përfshihen 452 pushues që janë përzgjedhur nga shoqatat sindikale arsimore e të kulturës dhe njësive akademike nga e tërë Kosova.

“Këtë traditë e ka nisur të dielën e 20 qershorit grupi i parë prej 78 pushuesve, e në të cilin janë përzgjedhur anëtarët e SBASHK-ut që kanë kryer obligimet në procesin mësimor, ndërsa më 27 qershor  do të shkojnë në pushimin e organizuar e të merituar 245 pushues të tjerë nga komuna të ndryshme të Kosovës. Ky aktivitet rekreativ do të vazhdojë më 4 korrik me grupin e fundit prej 129 pushuesve”.

Siç shkruan SBASHK-u, përveç për pushim e rekreacion ky aktivitet do të shfrytëzohet edhe për aktivitete sindikale e organizim dhe për organizimin e tryezave të debatit lidhur me përgatitjen e Planit strategjik të angazhimit të SBASHK-ut në vitet në vijim.

“Duke e ditur se edhe Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore kanë respekt për punën e përkushtuar të punëtorëve të arsimit do ta përgëzojnë SBASHK-un për këtë aktivitet të qëlluar dhe nuk do të krijojnë ndonjë pengesë eventuale  ndaj të përzgjedhurve për këto pushime”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/ 

Kurban – Bajrami të martën më 20 korrik 2021

Merlinda Guraj

S’ka kuorum, nuk kalon homologimi

Merlinda Guraj

Kuvendi shkarkon Bordin e RTK-së

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
 
NA NDIQENI
Send this to a friend