Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se të premten ka arrestuar edhe dy persona me iniciale H.SH. dhe N.M., në lidhje me rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve në Lipjan në maj të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, sot janë bastisur dy lokacione në Prishtinë, ku përveç arrestimit, janë gjetur edhe disa prova materiale.
Të arrestuarit dyshohet për “pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe për veprat penale “të kryera në bashkëkryerje, pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare dhe frikësimi gjatë procedurës penale”.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me partnerët kishte sekuestruar nga një kontejner 400 kg kokainë, e cila kishte ardhur nga Brazili. Atë kohë, ishin arrestuar shtatë persona.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.