Rreth orës 09:35 minuta, në një pikë kontrolli në fshatin Plavë të komunës së Dragashit, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë është ndaluar një automjet i llojit “Audi”.
Gjatë shqiptimit të gjobës njëri nga policët e kishte vërejtur një qese plastike e cila i është dukur e dyshimtë. Gjatë kontrollit është vërtetuar se në te ishin fshehur 4 kilogramë e 694 gramë drogë që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, shkruan Indeksonline.
Me hetimin e mëtejmë të rastit po merret Njësi Kundër Trafikimit me Narkotik. Deri me tani është arrestuar një i dyshuar, ndërsa tre të tjerë ndodhen në arrati.
Droga është sekuestruar së bashku me automjetin; katër telefon celularë dhe një sasi e parave kesh.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme./Indeksonline/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.