Komuna e Dragashit ende nuk e ka kontraktuar operatorin ekonomik për vazhdimin e punimeve në ujësjellësin kryesor të qytezës.
Kjo ngase Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik edhe një herë e ka kthyer në rivlerësim prokurimin për këtë projekt, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gjykata e tenderëve në vendimin e fundit lidhur me këtë aktivitet të prokurimit ka kërkuar që Komuna e Dragashit të qartësojë se në çfarë mënyre plotësohen kërkesat e saja të prokurimit nga konsorciumi i rekomanduar për kontratë.
“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës i Komunës së Dragashit lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Ujësjellësi kryesor – vazhdimi i punimeve (projekt trevjeçar)” dhe lënda kthehet në rivlerësim”, shkruan në vendimin e OSHP-së.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.