Kryetari i komunës së Dragashit z.Shaban Shabani dhe drejtori i administrates Eroll Bajrami priten në takim Drejtorin e TIKA-s z. Burak Ceren bashkë me stafin e tij, me të cilët bashkëbiseduan për mundësitë e mbështetjes së komunës së Dragashit në fusha të ndryshme.
Kryetari i komunës falënderoi mysafirët për mbështetjen e deritanishme duke kërkuar që kjo të vazhdojë edhe më tej.
Nga ana tjetër Drejtori i TIKA-s bashkë me stafin e tij u zotuan se mbështetja e tyre nuk do të mungojë aty ku ka mundësi.
Të dy palët u dakorduan që takimet e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim të realizimit të aktiviteteve ku përfitues do të jenë qytetarët e komunës së Dragashit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.