Sbaban Shabani merr detyrë të rëndësishme në PDK
Ish kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka marrë një detyrë të rëndësishme në Partinë Demokratike të Kosovës.
Shabani është zgjedhur anëtar i Këshillit Politik të PDK-së.
Ky këshill përbëhet nga 31 anëtarë në krye me Akademikun, Arsim Bajrami.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Njoftimi i plotë:
Sot, në 23 vjetorin e themelimit të partisë, me vendim të Kryesisë kemi themeluar Këshillin Politik, si organ këshillëdhënës i partisë.
Këshilli do të ketë 31 anëtarë. Koordinator i Këshillit Politik do të jetë Akademik Arsim Bajrami, ndërsa anëtarë të Këshillit janë: Agim Çeku, Agim Zogaj, Avni Kastrati, Bajram Mulaku, Basri Musmurati, Daut Xhemaili, Drita Kadriu, Fadil Beka, Flora Brovina, Gani Koci, Hasime Krasniqi, Ismail Syla, Kadri Kryeziu, Latif Gashi, Laura Guguli, Lumnie Morina, Lumnije Rama, Mehdi Bektashi, Mexhide Topalli, Minir Krasniqi, Ramadan Muja, Ramiz Fazliu, Sabri Tahiri, Sala Ahmeti, Salie Mustafa, Selvie Halimi, Shaban Shabani, Shemsi Veseli, Skender Ahmeti dhe Zahrie Isufi.
Anëtarët e Këshillit janë personalitete të jashtëzakonshme, me kontribut kombëtar e institucional, që si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj, i kanë shërbyer vendit në detyra të rëndësishme udhëheqëse, në institucione të ndryshme të nivelit qendror e lokal.
Duke qenë dëshimtar direkt i kontributit të tyre, për mua është nder i madh që si Kryetar i PDK-së, tani në parti të kemi edhe Këshillin Politik me përbërje të tillë.
Faleminderit për përkushtimin dhe na priftë e mbara së bashku!
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.