Ky është 46-vjeçari që u vra me mjet të mprehtë në Zlipotok të Dragashit

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Sinjali mëson se Gazmend Tahirovci është personi që humbi jetën mbrëmjen e së dielës në fshatin Zlipotok të Dragashit, pas një përleshjeje mes disa personave.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, viktima dyshohet se është goditur me një mjet të mprehtë, duke pësuar lëndime të rënda, të cilat rezultuan fatale.

Policia është njoftuar rreth orës 23:15 për një rrahje në fshat. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë e kanë gjetur 46-vjeçarin të gjakosur dhe pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Dragash.

Për këtë rast dyshohet Beshir Hamza, i cili pas ngjarjes është larguar dhe vazhdon të jetë në arrati. Policia e Kosovës ka nisur një aksion për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj vrasjeje janë duke vazhduar nën drejtimin e Prokurorit të Shtetit.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-