Shabani u zgjodh anëtar i Kryesisë së Kolegjiumit të Drejtorëve për Zhvillim Ekonomik

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Valon Shabani, Drejtor i Financave në Komunën e Dragashit, u zgjodh anëtar i Kryesisë së Kolegjiumit të Drejtorëve për Zhvillim Ekonomik, njofron Opoja Sot.

Në kuadër të zgjedhjeve të reja në strukturat e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) pas zgjedhjeve lokale të fundvitit të kaluar, Kolegjiumi i Drejtorëve të Zhvillimit Ekonomik zgjodhi kryesinë e re.

Menaxheri i Programit në AKK, Gani Berisha e njoftoi përbërjen e re të këtij Kolegjiumi rreth rolit dhe veprimtarisë të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Në takimin e parë për këtë vit nga Kolegjiumi për Zhvillim Ekonomik është aprovuar Rregullorja e punës së këtij Kolegjiumi si dhe u shqyrtua Strategjia Legjislative për vitin 2018, nga e cila u identifikuan ligjet të cilat prekin fushat e zhvillimit ekonomik në komune, e të cilave do të i kushtohet rëndësi nga ky Kolegjium gjatë këtij viti.

Në mënyrë aktive ky Kolegjium do të involvohet në të gjithë hapat e procesit të zhvillimit të Ligjeve për Partneritet Publiko Privat, Ligjin për Pronën Publike, Ligjin për Zonat Ekonomike etj., me qëllim që komunat të jenë sa më tërheqëse për investitorët potencial, duke kërkuar që procedurat e parapara në këto ligje në të ardhmen të thjeshtësohen dhe të jenë sa më të favorshme për investime. /Opoja Sot

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-