Shaqiri ka arritur marrëveshje me skuadrën amerikane

Opoja.net Opoja.net Sport

Futbollisti kosovar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri do të ndryshojë kontinent.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Shaqiri ka arritur marrëveshje dhe do të luajë në MLS në Amerikë me ekipin Chicago Fire.

Për gjashtë muaj në Lyon, Shaqiri nuk arriti të ambientohej, duke realizuar dy gola dhe duke bërë tri asistime që prej transferimit të tij nga Liverpooli në verën e kaluar.

Lyoni sonte po luan me Monacon ndërsa Shaqiri nuk është pjesë e skuadrës fare.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-