Opoja.net

Sharri, vendi i frutave të malit dhe i mundësive për skijim

Sharri është komuna e parë në Kosovë, që ka marrë nismën për ruatjen e biodiversitetit. Kjo komunë është e pasur me fruta mali dhe ka potenciale të mëdha edhe për fushën e turizmit, ngase fare lehtë mund të bëhen qendra skijimi.

Komuna e Dragashit është njëra nga komunat, që është në kufi me Shqipërin, e cila lidhet me botën vetëm përmes rrugës Zhur – Dragash.

Kryetari i Komunës së Dragashit , Salim Jenuzi, shprehet për “Opoja.net” se me ekipin e tij ka punuar në planin e veprimit në biodeversitet të Sharrit 2011 – 2015, një dokument që do të drejtojë ruajtjen dhe shtimin biodeversitetit në këtë komunë. Ai thatë se është i kënaqur që Dragashi është komuna e parë në Kosovë, që ka marrë nismën për ruajtjen e biodeversitetit. “Kjo nismë për një qëndrueshmeri mjedisore është e një rëndësie të veçantë për zhvillimin e komunës sonë. Sot çështjet mjedisore janë prioritet global. Andaj, Komuna e Dragashit u jep po aq rëndësi në nivel lokal çështjeve mjedisore dhe të zhvillimit të qëndrushëm”, shprehet Jenuzi.

Jenuzi shprehet për “Opoja.net” se kan filluar matjet nga Zhuri deri në Dragash, për një rrugë me katër korsi. Mirpo, atë e shqetëson mungesa u ujësjellsit, ngase ende fshatrat: Zgatar, Brrut, Brezne, Rrenc dhe Kapre, që kanë ujësjellës të panvarur me pompim, kurse shton se komuna ka ndarë linjën buxhetore prej 600 mijë për funksionim të ujësjellësit edhe për këto fshatra.

Sa u përket mundësive për staza të skijimit, si dhe mbledhje të frutave të malit, me të cilat dallohet kjo komunë, Jenuzi thotë se po punojmë në këtë drejtim. ” Për këtë fakt, edhe i kemi licencuar disa nga kompanitë, që merren me grumbullimin e frutave të malit, pë të cilat dihet se Sharri dallohet në gjithë Ballkanin”, shprehet Jenuzi.

Ai thotë se është bërë një analizë, që do të sherbejë si një udhëzues për aplikimin e energjisë diellore për ngrojen e ujit për territorin e Komunës së Dragashit. Shton se për shkak të konfiguracionit, ky rajon është një burim i mirë i energjisë elektrike.


© Opoja.net. Të gjithë të drejtat e mbrojtura.

Bie ndjeshëm numri i të gjobiturve për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID19

Merlinda Guraj

Paralajmërohen temperatura deri afër 40 gradë gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Merlinda Guraj

Arrestohet një person në Kuklibeg pasi kishte lënduar babanë!

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net