Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – vizitoi komunën e Dragashit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Pergjithshëm të Kombeve të Bashkuara – PSSP, znj. Caroline Ziadeh, me bashkëpunëtorë ishte për vizitë në Dragash, ajo është pritur nga kryetari i komunës z. Bexhet Xheladini, nënkryetari i komunës nga radhët e komuniteteve z. Fejsal Haliloviç dhe shefi i zyrës së komuniteteve dhe kthim, z. Uzair Hamza.

Kryetari Xheladini, pasi i uroj mirëseardhje znj. Ziadeh e ka njoftuar në mënyrë të detajuar për mënyrën e organizimit dhe të funkcionimit të komunës sonë.
Në diskutim gjithashtu morrën pjesë edhe Nënkryetari Fejsal Haliloviq dhe Shefi i Zyrës së Komuniteteve z. Uzair Hamza.
Kryetari Xheladini, në fund të takimit kërkoj nga mysafirët që të përdorin autoritetin e tyre në donator të ndryshëm për financimin e projektit për ujë të pijshëm për 16 fshatrata të komunës sonë, si dhe ndërtimin e stadiumit të qytetit.
Pas kësaj bisede, ata vizituan qendrën me bazë në komunitet të financuar nga UNMIK-u dhe donatorë të tjerë. Kjo qendër nga janari i vitit të ardhshëm do të funkcionojë si qerdhe me kapacitet të plotë.
Znj. Caroline Ziadeh, e ka vlerësuar lartë mikëpritjen dhe përkushtimin e kryetarit Xheladini; ‘ e çmojë lartë vullnetin tuaj dhe energjinë pozitive që keni për ti lëvizur gjërat para, ju inkurajojë për punën që po bëni ka thënë mes tjerash Karoline Ziedeh, duke premtuar ndihmë në realizimin e kërkesave.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-