Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Shfaqen përsëri ujqërit, rritet shqetësimi i banorëve në Zaplluxhë
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Shfaqen përsëri ujqërit, rritet shqetësimi i banorëve në Zaplluxhë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj 17:35 - 06/12/2016 Lajme Opoja
Ndaje

Tufa ujqish janë shfaqur përsëri në fshatin Zaplluxhe të Dragashit, banorët janë shumë të shqetësuar pasi ata po shohin vazhdimisht tufa ujqish afër rrugës kryesore nëpër të cilën kalojnë banorët dhe nxënësit çdo ditë.

Ndryshe nga vitet tjera, sivjet ujqërit po shfaqen më të madhe në trevën e Opojës. Një javë më parë Opoja.net publikoi një video ku shihen ujqërit në fshatin Kosavë.

Disa ditë më vonë në rrjetin social në facebook, faqja “Fshati Zaplluxhe”, postoi fotografi me vrasje të ujqërve, e cila u publiku në Portale dhe gazeta, në të cilën reaguan edhe shumë organizata për mbrojtjen e kafshëve të egra.

Sot në redaksinë e Portalit “Opoja.net”, ka ardhur një video në të cilën shihen tufa ujqish. Banorët e këtij fshati dhe të kësaj treve kanë shprehur shqetësimin pasi ujqit çdo ditë e më shumë po shfaqen dhe po i afrohen fshatit.

“Sivjet është ndryshe nga vitet tjera, në këtë stinë dimri po vërehen shumë ujqish dhe çdo herë e më shumë po i afrohen fshatit”, thotë një banorë i fshatit Zaplluxhe. Sipas tij, treva e Opojës përfshir të gjitha fshatrat janë të rrezikuar nga ujqërit.

Shqetësimi më i madhë i banorëve të fshatit Zaplluxhe është se në këtë rrugë çdo ditë kalojnë nxënësit për të shkuar në shkollë.

“Në këtë rrugë kalojnë nxënësit për të shkuar në shkollë, ata janë më të rrezikuarit nga ujqërit”, shprehën banorët e fshatit.

Shteti dhe institucionet nuk kanë ndërmarr ende asgjë për rrezikun e ujqërve, e gjuhëtarëve të kësaj ane nuk po ju lejohet vrasja e tyre as edhe për tu mbrojtur nga ta. Situata duhet të zgjidhet sa më parë pasi rreziku mund të jetë çdo herë e më i madhë, ujqërit janë vazhdimisht përreth shtëpive dhe rrugëve.

© Opoja.net

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Kushtrim Guraj 17:35 - 06/12/2016 17:35 - 06/12/2016

Rubrika për Opojën

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk
20:43 - 18/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë
18:36 - 29/05/2023 Kosova
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
9:37 - 29/05/2023 Kosova
Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari
12:08 - 27/05/2023 Kronika
NATO bën thirrje për shtensionimin e situatës në veri
11:02 - 27/05/2023 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Kosova

Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

1 Min. Leximi
Kosova

QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë

2 Min. Leximi
Kosova

Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë

3 Min. Leximi
Kronika

Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari

1 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?