Bernard Challandes është shkarkuar edhe zyrtarisht nga posti i trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës, raporton FrontOnline.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Trajneri zviceran ishte në qendër të kritikave të shumta pas rezultateve zhgënjyese në muajt e fundit.
E gjithë kupa u mbush me humbjen e mbrëmshme nga Gjeorgjia 1:2 në Prishtinë.
Trajneri zviceran kishte marrëveshje me Kosovën deri në dhjetor 2022, por epokës së tij në krye të “Dardanëve” i erdhi fundi një vit më herët, pas një fushate tejet dëshpëruese në kualifikime për Kupën e Botës 2022./FrontOnline/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.