Opoja.net

Shkolla e haxhit

Islame
Shkolla e haxhit

Synimi kryesor i feve hyjnore dhe qëllimi i parë e themelor i pejgamberëve, është purifikimi i njerëzimit; pastrimi i zemrës së njerëzve nga kjo botë dhe i egove të tyre nga veset e këqija. Purifikimi, fillon me pastrimin e zemrës prej çdo besimi dhe mendimi që bie ndesh me teuhidin (një- shmërinë e Allahut). Misioni kryesor i pejgamberëve që përmenden në Kur’an, është lufta për teuhidin; shpë- timi i njerëzve nga bataku i mohimit, idhujtarisë dhe ateizmit.

Periudha e parë prej njëmbëdhjetë viteve e Rasulallahut (a.s.), në Mekë, kaloi duke luftuar për teuhidin. Në fund të vitit të njëmbëdhjetë, filloi pastrimi me namaz, më pas me agjërim, pastaj me zekat dhe më në fund u kurorëzua me urdhrin e haxhit. Urtësia e të gjitha adhurimeve është të kontribuojnë në pastrimin e shpirtit të njerëzve dhe ta përmirësojnë atë. “…Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe!..”

Njeriu që bën haxhin, i hap krahët edhe drejt botës tjetër, duke e kthyer tunelin kohor nga e shkuara në të ardhmen. Dhe, duke u përpjekur të arrijë të fshehtën e vdekjes para se të vdesë, ai ka rastin të bëjë edhe provën e jetës tjetër  jetonin më parë. Ndërsa ndalimi “i veprave të këqija”, është rezistenca e njerëzve gjatë haxhit për të mos rënë në kurthet shejtanit, i cili më parë kishte shtyrë në gjynah edhe Ademin (a.s.) dhe Havanë kur ndodheshin në xhenet. Kurse “grindja”, na kujton luftën e shejtanit me Ademin (a.s.) dhe birin e tij, për shkak të të cilëve (shejtani) u dëbua nga xheneti. Prandaj, njeriu duhet të ruhet nga grindjet gjatë haxhit, me qëllim që të mos ketë të njëjtin përfundim. Nisur nga kjo, për sa kohë që njeriu të jetë nën ndalesat e “ihramit/haxhit”, përjeton përvojat e njeriut të parë dhe udhëton drejt periudhave të fillimi. Gjithashtu, në tunelin kohor të haxhit, mund të përkujtojmë edhe Ibrahimin (a.s.), i cili e ndërtoi Qaben për herë të dytë, peripecitë e djalit të tij Ismailit (a.s.) me nënën tonë Haxher dhe luftën e tyre me shejtanin. Ibrahimi (a.s.), i vendosi disa nga pasardhësit e tij, në një luginë që nuk mbillet, afër Shtëpisë së Shenjtë të Zotit, me qëllim që të falin namazin.7 Ibrahimi (a.s.), e vendosi gruan e tij Haxherin dhe djalin e tij Ismailin në luginën e Mekës dhe ia la amanet Allahut. Meka u bë një qytet i sigurt, ndërsa Qabja harem, pra tokë e shenjtë. Njeriu, brenda haremit përjeton emocionin e nënës sonë Haxher, e cila kërkonte ujë për birin e saj Ismailin midis kodrave Safa dhe Merve dhe lumturinë e saj kur arriti të gjejë ujin e Zemzemit. Kur gjuajmë shejtanin në Mina, përkujtojmë Ibrahimin (a.s.), Ismailin dhe Haxherin, të cilët gjuajtën me gurë shejtanin që mundohej t’i mashtronte. Me mbajtjen gjallë të këtij syneti, i tregohet vendi edhe shejtanit që gjuhet me gurë nga balta prej së cilës buron edhe Ademi (a.s.), të cilin ai (shejtani) e përçmoi aq shumë. Në këto toka, ku i Dërguari i Allahut (a.s.), kaloi 53 vite të jetës së tij 63 vjeçare, na vijnë parasysh edhe lufta e tij për ta pastruar Qaben nga idhujt. Aty përjetohet emocioni i të Dërguarit të Allahut (a.s.), kur bënte tavaf rreth Qabes i hipur në deve dhe gjallëria e entuziazmi i tij kur bënte sajin8 në haxhin e lamtumirës, të cilin e realizoi pasi e pastroi Qaben nga idhujt dhe e bëri të përshtatshme për haxh. 7. Shih. Ibrahim, 37. 8. Saj: Ecja e shpejtë midis dy kodrave Safa dhe Merve, që simbolizon ecejaken midis këtyre dy kodrave të nënës sonë Haxher kur kërkonte ujë për birin e vetë Ismailin. ulur në namazin e tyre”2 , ai bëhet një adhurim që të çon në shpëtim. Agjërimi, është një adhurim që i mëson njeriut kohën e paraagimit dhe është urdhëruar “…që (ai) të mund të bëhet i devotshëm”3 dhe të ruajë zemrën e tij nga të këqijat. Kuptimi i fjalës “zekat”, është pastrim. Për rrjedhojë, zekati është një adhurim i cili “e pastron njeriun”4 nga çdo lloj ndjenje koprracie. Përveç kësaj, ai është edhe një adhurim që të shpie tek ndjenja e dhurimit, njësoj sikur hap një tunel, i cili kalon pengesat për tek nevojtarët. Për sa i përket haxhit, ai është një shkollë që mesatarisht zgjatë 20-30 ditë. Edhe në këtë shkollë, synimi është pastrimi, purifikimi dhe arritja e devotshmërisë së zemrës. Në ajetin në lidhje me haxhin, urdhërohet: “Koha e haxhit është në muaj të caktuar. Kush vendos të kryejë haxhin, le të largohet nga marrëdhëniet (seksuale), vepra e këqija dhe grindjet. Ndërkaq, Allahu e di çdo vepër të mirë që bëni. Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria…”5 Sipas të dhënave të Kur’anit Fisnik: “Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt.”6 Haxhi, nuk është vetëm një udhëtim fizik në një pozicion gjeografik, në Mekë e Medinë, por edhe një udhë- tim në tunelin kohor; në të shkuarën dhe në të ardhmen. Udhëtim në të shkuarën, sepse vendet e haxhit janë vendet ku babai ynë Ademi (a.s.) dhe nëna jonë Havaja, janë takuar përsëri pasi kanë zbritur nga xheneti. Sipas transmetimeve, Qabja për herë të parë është ndërtuar nga Ademi (a.s.). Përveç kësaj, kur Ademi (a.s.), u vendos në xhenet, u urdhërua të mos hante nga pema e ndaluar. Ndalesa “e marrëdhënieve seksuale” gjatë haxhit, duket sikur është një proces i ri ekzistence dhe një kthim në jetën e xhenetit ku Ademi (a.s.) dhe Havaja 2. Mu’minun, 2. 3. Bekare, 183. 4. Shih. Teube, 103. 5. Bekare, 197. 6. Al-i Imran, 96.

Më së fundi, njeriut i duket sikur dëgjon hutben (ligjë- ratën), që është në cilësinë e të drejtave universale të njeriut, të cilën Rasulallahu (a.s.), e mbajti prej vendit të quajtur Xhebeli Rahmeh, para 125 mijë sahabëve të mbledhur në Arafat. Të vërtetat që iu shpalosën njerëzimit, të qëndisen në zemër. Ndërsa këto fjalë që i Dërguari i Allahut i tha kur ishte duke u larguar prej Arafatit, të prekin thellë në zemër: “Ata që më dëgjuan, le t’ua përçojnë fjalët e mia atyre që nuk ndodhen këtu. Mbase ata që nuk ndodhen këtu, i kuptojnë më mirë fjalët e mia se ata që ndodhen dhe po dëgjojnë”. Ata që ndodhen në haxh, duhet të mendojnë sikur këto fjalë janë një amanet për ta dhe kur të kthehen nga haxhi, duhet t’ua përçojnë ato edhe njerëzve të tjerë përreth. Kjo, sepse kështu vepruan edhe 125 mijë sahabët, të cilët shkuan në zemër të Azisë së Mesme, Afrikë, Andaluzi dhe Stamboll për t’i bartur këto fjalë në zemra dhe horizonte të reja. Njeriu që bën haxhin, i hap krahët edhe drejt botës tjetër, duke e kthyer tunelin kohor nga e shkuara në të ardhmen. Dhe, duke u përpjekur të arrijë të fshehtën e vdekjes para se të vdesë, ai ka rastin të bëjë edhe provën e jetës tjetër. Sheshi i Arafatit, duhet menduar si sheshi i Arafatit, ku (në botën tjetër) njerëzit do të mblidhen për të dhënë llogari para Allahut dhe, ashtu i mbështjellë me qefin të bardhë, duhet të përjetojë momentin e “ba’thu bade’l-meut”, ringjalljes pas vdekjes. Edukimi i vdekjes, e përgatit njeriun të vdesë si mysliman, sepse njeriu, ashtu siç jeton, ashtu do të vdesë. Dhe, ashtu siç vdes, ashtu edhe do të ringjallet. Qëllimi përfundimtar në këtë botë, është të vdesim si mysliman.9 Në shkollën e haxhit, gjatë kohës që është në ihram, njeriu ia ndalon vetes gjërat e mira dhe të lejuara, sepse ai po mëson nivelin më të lartë të edukimit të vullnetit. Për hir të Allahut, ai nuk i preferon as gjërat e mira dhe hallall; ai zgjedh vetëm kënaqësinë e Allahut. Me këtë, ai shpreh se, nuk i intereson kjo botë dhe krijesat e tjera jashtë Allahut. 9. Shih. el-Bekare, 132; Al-i Imran, 102. Vështirësitë fizike dhe ekonomike të vendadhurimeve të haxhit, e orientojnë njeriun në pjekurinë dhe pastrimin shpirtëror. Në Kur’an, Allahu i Madhëruar, ritet dhe elementet në lidhje me haxhin, si kodrat Safa dhe Merve, kurbanin dhe të tjera si këto, i cilëson si “sheair / shenja, simbole”10 të Tija. Po ashtu, Allahu i Madhëruar shprehet se “kush i madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.”11 Këto ajete dhe disa urdhra të haxhit, në një farë më- nyre bartin kuptime simbolike. Në mënyrë të veçantë, gurëzimi i shejtanit, nënkupton gurëzimin e egos; qethja apo rrojtja, nënkupton shkëputjen e zemrës nga kjo botë; ndërsa kurbani simbolizon egon, pra flijimin e kësaj bote dhe gjithçkaje tjetër jashtë Allahut. Tavafi përreth Qabes, të kujton njeriun e dashuruar, i cili vjen rrotull shtëpisë së atij/asaj që dashuron me shpresën që ta shohë. Në secilin prej urdhrave, ka një kuptim të thellë dhe urtësi të madhe. Këto urdhra dhe rregulla, gjatë gjithë haxhit, injektojnë tek njeriu ndjenja të larta në kuadër të edukimit. Rregullat e ihramit, të cilat ndalojnë dëmtimin e kafshëve dhe bimëve të gjelbra, janë ligje hyjnore që edukojnë vetëdijen e mbrojtjes së ambientit të asaj lugine jopjellore dhe urdhërojnë mbrojtjen e ekuilibrit ekologjik. Pasuria më e madhe në botë, është arritja e kënaqë- sisë së Allahut. Këto ia mëson njeriut shkolla e haxhit. Për të arritur suksese në këtë shkollë, duhet të jesh një nxënës i mirë, të kesh interes të madh dhe njohuri cilësore. Nëse përfitohet ashtu siç duhet prej shkollës së haxhit, njeriu arrin nivele të larta në procesin e jetës fetare dhe ndjenjat e devotshmërisë. Për të përjetuar një haxh i cili mbjell në zemra mallin për Qaben, edukimin për vdekjen dhe dashurinë për Pejgamberin (a.s.), është e nevojshme që ky adhurim të merret seriozisht. Kjo, sepse një haxh i mirë i cili merret seriozisht, i jep njeriut qetësi e lumturi në këtë botë. Ndërsa në botën tjetër, e bën atë të arrijë edhe kënaqësinë, edhe takimin me Allahun.

Xhemati – Pasuria më e shtrenjtë e imamit

Opoja.net

Ta bësh shpirtin fole mëshire

Opoja.net

Dëshpërimi dhe humbja e shpresës në mëshirën e Allahut, është mëkat më i madh…

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net