Duke qenë se pushimet e vjeshtës mbaruan, “Shkolla shqipe” në Zvicër fton prindërit shqiptarë që t`u drejtohen pikave shkollore në mbarë Zvicrën, sepse dyert e shkollave shqipe presin fëmijët e tyre që ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën e nënës – gjuhën shqipe, përcjell albinfo.ch.
Njoftimi i plotë:
“Pushimet e vjeshtës kaluan dhe përsëri nxënësit e të gjitha shkollave në mbarë Zvicrën janë kthyer mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Nga Kantoni i Valisit në kantonin e Thurgaut dhe nga Baseli në Grabünden, fëmijët shqiptarë nga e hëna deri ditën e shtunë, pothuajse gjatë gjithë javës kanë mundësi t`i ndjekin mësimet në gjuhën amtare, ta ruajnë dhe ta mësojnë sa më mirë gjuhën shqipe. Tremujorin e parë e mbyllëm mes suksese me një rritje të vazhdueshme të pikave shkollore pothuajse në të gjitha kantonet e Zvicrës dhe një me interesim më të lartë të prindërve shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.
Prandaj, edhe një herë ju ftojmë që t`i regjistroni fëmijët tuaj në orët mësimore në gjuhën shqipe. Ne jemi aty ku jeni ju, ku ju banoni. Mjafton një mesazh në numrin e telefonit kujdestar 076 321 26 94 apo një emal në emalin e “Shkollës shqipe”, shkollashqipezvicer19@gmail.com dhe ne ju kontaktojmë.
“Bashkimi bën fuqinë”. Së bashku në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare!”
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.