Shmangia e “e-ushqimit” të dëmshëm

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Ushqimi është domosdoshëm për jetë. Por nëse hamë tepër (pavarësisht nga vlera ushqyese) ne mund të trashemi. Nëse hamë ushqime jo të shëndetshme, ushqime të yndyrshme, atëherë do të kemi kolesterol të ngritur, shtypje të lartë të gjakut, si dhe sëmundje të tjera.

Interneti mund të krahasohet me raportin tonë ndaj ushqimit. Përndryshe, ai është një gjë e mrekullueshme që na jep përfitime të panumërta. Por nëse jepemi shumë ose konsumojmë sasi të sëmura, ai mund të na shkatërrojë shëndetin tonë fizik, shpirtëror dhe mendor.

Në praninë e shumë përmbajtjeve në hapësirën virtuale, është shumë e vështirë të manovrohet pa e ndier mbingarkesën dhe klaustrofobinë virtuale. Është sfiduese të jesh selektiv në atë çfarë të lexosh, me kë të flasësh dhe në cilat aktivitete të angazhohesh. Duhet përpjekur madje edhe që t’i fikim pajisjet tona elektronike të cilat vazhdimisht na japin sinjale me zë, me flash ose dridhje për ardhjen e një e-mail të ri, me thirrje për përditësim apo një tjetër mesazh instant. Dikush ose ndonjë grup vazhdimisht dëshiron të tregojë ose të na thotë diçka, gjithmonë duke kërkuar vëmendje të drejtpërdrejtë. Nëse i përgjigjemi gjithçkaje, gjatë gjithë kohës, atëherë do të jemi të varur, gjithmonë duke pritur edhe më shumë.

Interneti me kënaqësi do të na harxhojë mendimet dhe kohën tonë, nëse këtë ia lejojmë. Shprehitë tona të pashëndetshme online mund ta zvogëlojnë dhe të ndikojnë në ndërveprimet tona në jetën reale, t’i zvogëlojnë aftësitë tona punuese në punë ose në shkollë, të na largojnë nga leximi i librave dhe botimeve të dobishme, si dhe nga shpenzimi cilësor i kohës me miqtë dhe familjen. Ne mund ta zhvillojmë një qasje horizontale, duke u ekspozuar ndaj një numri të njerëzve dhe informacioneve, ndërsa në anën tjetër nuk do të jemi në gjendje të arrijmë thellësi në marrëdhëniet tona, e as të fitojmë njohuri në gjëra të caktuara. Rutina jonë e vazhdueshme në fotot, videot dhe blogjet tjera mund të na bëjë konsumues të pakuptimtë dhe të na zmbraps nga ajo për t’i lënë gjurmët tona në hapësirën virtuale. Më keq akoma, mëkatet tona në internet mund të na çojnë në varësi që shkel kodin tonë moral, që e ha shpirtin tonë, i transformon këto mëkate në jetën reale dhe i ndërpret marrëdhëniet tona me bashkëshortët dhe të dashurit. Nëse gjendemi në cilëndo nga pozicionet e listuara, atëherë duhet ta shqyrtojmë mundësinë për të vepruar si më poshtë:

1. FIKENI. DILNI JASHTË. Jepini syve (dhe veshëve) pushim. Dilni në park, ose shikoni muzgun. Kënaquni në vetmi. Dëgjoni cicërimën e zogjve, shushurimën e gjetheve, gurgullimën e ujit ose lumit. Falënderoni Allahun për bukurinë e krijimit të Tij. Forconi marrëdhënien tuaj me bashkëshortin, me fëmijët ose me të afërmit tuaj. Flisni për shpresat tuaja, ëndrrat, frikën dhe me nevojat tuaja. Pini kafe me mikun e vërtetë, real, flisni ballë për ballë. Kompensoni të gjitha ato mesazhet e palexuara në Kuran. Mendoni për kuptimet e tyre, për qëllimin tuaj në jetë. Provoni t’i bëni këto shprehi të përditshme ose javore. Jini të pranishëm me zemrën tuaj, mendjen, shpirtin dhe me trupin tuaj.

2. MINIMIZONI. Kur jeni në internet, rrini pak. Merrni porcione të vogla që mund t’i përtypni. Jini selektiv. Zgjidhni cilësinë, jo sasinë. Lexoni vetëm disa postime, shikoni vetëm disa video incizime. Zgjidhni ndoshta të lexoni një libër elektronik. Mos harroni të dilni nga dhoma për frymëmarrje dhe tretje. Mundohuni të mos bëni më shumë punë kur jeni online. Mos kaloni në shumë skeda dhe biseda, ose të hidhuni nga ‘muri’ në ‘mur’, dhe nga ‘postimi’ në ‘postim’. Fokusohuni, mendoni. Mendoni se si mund të aplikoni mësime të reja në jetën tuaj. Më pas merrni kohën e nevojshme për t’i implementuar ato.

3. PRECIZONI. Mendoni për aktivitetet tuaja online. Vlerësoni surfingun tuaj, bisedat dhe spamingun. A është e dobishme, e përshtatshme dhe modeste? A është impulsive apo e tepërt? Zgjidhni fjalët tuaja me mençuri, me kujdes dhe me edukatë. Nëse ka të bëjë me gjininë e kundërt, le të jenë të sjellshme, por modeste. Thoni çka mendoni dhe mendoni se çfarë thoni. Mundohuni të transferoni mendimet dhe ndjenjat tuaja në fjalë, pa përdorur shprehje figurative. Shkruani saktë gramatikisht. Përmirësoni aftësitë tuaja të komunikimit. Mos e shkurtoni, duke shtypur dhe shkurtuar aty ku gjatësia është më e vlefshme. Mos e ekspozoni, mos e zbuloni dhe zgjasni aty ku është i nevojshëm mbulimi. Para se të ndani diçka, postoni apo të dërgoni – kontrolloni sa do të përfitoni prej saj, merrni parasysh!

Nejra Kulkajla’; /IslamBosna.ba/

Përshtati: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-