Shoferi humb kontrollin e veturës dhe vetaksidentohet në Prizren

Opoja.net Opoja.net Kronika

Ndonëse iniciativat për të vetëdijësuar qytetarët të kenë kujdes gjatë drejtimit të makinës janë shtuar dukshëm së fundmi, nuk mund të thuhet se ka pasur efekt tek të gjithë qytetarët, pasi vetëm në adresë të Gazetës Sinjali brenda ditës vijnë me dhjetëra fotografi dhe video-sekuenca, ku shihen qytetarët teksa shkelin ligjin. E shkelja e ligjit dhe e rregullave kundërvajtëse, çon vetëm në aksidente, të cilat jo rrallëherë po përfundojnë me fatalitet, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh se mbrëmë në rrugën Prizren-Reçan, rreth orës 21:05, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë i përfshirë një automjet me targa të huaja, ndërsa drejtuesi i saj ka qenë i nacionalitetit boshnjak.

Burimet e Gazetës Sinali bëjnë me dije se drejtuesi i veturës nga pakujdesia e ka humb kontrollin e saj dhe e ka goditur një shenjë të trafikut, e më pas një shtyllë elektrike, duke përfunduar kështu i rorokullisur në rrugë.

Sinjali mëson se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit, i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. /Opoja Net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-