Shoferi nga Kosova ndalohet në Slloveni, drejtonte autobusin pa një rrotë

Opoja.net Opoja.net Kronika

Policia e Sllovenisë e ka arrestuar një shofer 32-vjeçar nga Kosova në autostradën Lubjanë – Obrezhje, i cili ishte duke vozitur një autobus pa njërën rrotë.

32-vjeçari është dënuar me 400 euro gjobë për shkelje të ligjit për mjetet motorike, njofton Komisariati i Policisë Novo mesto.

Autobusit i mungonte një rrotë në anën e majtë. Policia rrugore konstatoi se autobusi ishte bosh, por shoferi nuk mund të shpjegonte se kur i ka humbur rrota, raporton SoilNet.

Shoferi është dënuar me 400 euro gjobë për shkelje të ligjit për automjete. Procedura do të iniciohet edhe ndaj kompanisë, është paraparë gjobë prej dy mijë eurosh.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-