SHOQATA HUMANITARE ” OPOJA” NGA WELS- i AUSTRISË, SJELL DONACION TEJET TË RËNDËSISHËM PËR QKMF- në E DRAGASHIT
Shoqata Humanitare ” Opoja” me seli në Wels të Austrisë, ka sjellur nga atje një donacion tejet të rëndësishëm për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ” Adem Berisha” në Dragash.
Bashkëatdhetarët gjithmonë i kanë qëndruar afër vendlindjes, dhe një gjë e tillë e dëshmon edhe donacioni që është sjellur për nevoja të QKMF ” Adem Berisha” në Dragash, nga shoqata humanitare ” Opoja” me seli në qytetin Wels të Austrisë.
Arsyeja e sjelljes së këtij donacioni, sipas përfaqësuesit të kësaj shoqate, Endrit Halimi, është nevoja që ka ky institucion shëndetësor për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për bashkëvendasit e tyre. Ai tregon se pajisjet janë siguruar nga bashkëatdhetarë jo vetëm nga Austria, ndërsa iniciativës sonë i është bashkuar edhe organizata ” Rumanienhilfe Gunskirchen”, njoftoi ai. Këtë donacion të bashkëatdhetarëve po e vlerëson tejet të rëndësishëm për funksionimin sa më të suksesshëm të KPSH në këtë komunë, drejtori i QKMF ” Adem Berisha”, Ramadan Jashari, dhe atë në momentin më të duhur në prag të hapjes edhe të Shërbimit të Urgjencës.
Ndryshe, ky donacion përmban: 31 shtretër spitalor, 6 të tjerë mjekësor, 2 barela, 16 tavolina anësore, 39 karrige me rrota, 18 dyshekëdhe një biçikletë. Përfaqësuesit e shoqatës ” Opoja”, thanë se edhe në të ardhmen nuk do të mungojnë iniciativa të këtilla për të ndihmuar vendasit e tyre në këtë komunë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.