Shpejtoni për në xhenet, ramazani është mundësia

Opoja.net Opoja.net Uncategorized

Në çdo profesion dhe punë ekziston një sezon, në të cilin njeriu punon më aktivisht dhe përpiqet të bëjë dhe të fitojë sa më shumë. Bujqit dhe fermerët, për shembull, më së shumti e shfrytëzojnë pranverën, sepse nëse nuk i shfrytëzojnë mbjelljet pranverore do të shkatërrohet tërë viti. I njëjtë është rasti edhe me studentët, afatet e provimeve janë disa herë në vit dhe janë të shkurtër në kohëzgjatje, dhe vetëm studenti i zellshëm dhe i vetëdijshëm di t’i shfrytëzojë afatet e provimeve në mënyrën më të mirë.

Ramazani është stina më pjellore dhe mundësia e çdo besimtari, çdo ramazan, çdo ditë, çdo orë e ramazanit është vetëm një në jetë, nëse besimtari e lëshon nga pakujdesia kurrë më nuk do të kthehet.

Ramazani është si jeta, jeta në vegjëli, sikurse edhe hëna e re, na kujton lindjen, hëna e plotë na e kujton kulmin e jetës, dhe ngadalë, pak nga pak, nga dita në ditë, na kujton shkuarjen nga kjo botë.

Agjëruesi i sinqertë e shpreson bajramin, kurse besimtari, i cili ka jetuar në mes frikës dhe shpresës, mes begative dhe sprovave, mes lotit dhe buzëqeshjes, sikurse edhe agjëruesi, mund të shpresojë dhe ta presë agimin e bajramit i mbushur me gëzim.

Është e nevojshme që besimtari, edhe në agjërimin e tij edhe në jetën e tij, të fitojë, sepse ramazani, sikurse edhe jeta, është një garë, kurse Allahu i Plotfuqishëm na i jep modulet sesi ta shfrytëzojmë fuqinë dhe energjinë në këtë garë të madhe, andaj le t’i shikojmë disa ajete.

Duke folur për pasurinë, Allahu i Plotfuqishëm thotë:

فَإِذَا قُضِيَتِ الصَّلَاةُ فَانتَشِرُوا فِي الْأَرْضِ وَابْتَغُوا مِن فَضْلِ اللَّـهِ وَاذْكُرُوا اللَّـهَ كَثِيرًا لَّعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ﴿١٠

“E kur të përfundojë namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni nga begatitë e Allahut dhe përmendeni shumë Allahun, për të arritur shpëtimin.” (el-Xhumu’a, 10)

Në ajetin e dytë, thotë:

قُلْ سِيرُوا فِي الْأَرْضِ ثُمَّ انظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ ﴿١١

“Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë e shihni çfarë ka qenë dënimi ndaj atyre që thonin – (pejgamberët) gënjejnë.” (el-En’am, 11)

Ka shumë ajete në të cilat Allahu lejon, madje kërkon, nga besimtarët të bëjë diçka apo të veprojë, siç janë sīrū – udhëtoni, fenteshirū– shpërnahuni, e të ngjashme.

Por në ajetet në të cilat flet për rrugën për tek Allahu, Ai përdor terma të tjerë:

وَسَارِعُوا إِلَىٰ مَغْفِرَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ ﴿١٣٣

“Nxitoni kah falja e mëkateve nga Zoti juaj dhe xheneti, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka; i cilit është përgatitur për të devotshmit.” (Alu Imran, 133)

Në ajetin tjetër thotë:

سَابِقُوا إِلَىٰ مَغْفِرَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا كَعَرْضِ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ أُعِدَّتْ لِلَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّـهِ وَرُسُلِهِ ۚ
ذَٰلِكَ فَضْلُ اللَّـهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَاءُ ۚ وَاللَّـهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ ﴿٢١

“Garoni në atë që te Zotit tuaj ta fitoni faljen dhe Xhenetin që është i gjerë sa gjerësia e qiellit dhe tokës, i përgatitur për ata që i besuan Allahut dhe të pejgamberëve të Tij. Ajo është dhunti e Allahut ë ia jep kujt të dojë, Allahu është dhurues i madh.” (el-Hadid, 21)

Ndërsa në kulmin dhe në formën më të shprehur, i Plotfuqishmi thotë:

فَفِرُّوا إِلَى اللَّـهِ ۖ إِنِّي لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌ مُّبِينٌ ﴿٥٠

“Pra, ikni e mbështetuni te Allahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.” (edh-Dharijat, 50)

Në asnjë ajet, i cili i trajton veprimtaritë e “kësaj bote”, Allahu i Plotfuqishëm nuk i ka përdorur foljet siç janë: nxitonigaroniikni e të ngjashme, këto folje e tregojnë vetëm rrugën kah Allahu, kah mëshira e Allahut, kah falja e Allahut.

Prandaj, duke u udhëhequr nga udhëzimet e Allahut, në jetë, sidomos në ramazan, në muajin e faljes, magfiretit dhe lirimit nga zjarri, besimtari duhet të nxitojë dhe të garojë në të bërit mirë, ta shtojë dhikrin, leximin e Kuranit, namazin e natës, sadakën…

Në vend të parë po e përmendim dhikrin, sepse dhikri është pasuria e të varfërve, e nevojtarëve, e të zënëve me punë, dhe kur nuk mund të falim namaz nate, edhe kur nuk mund të lexojmë Kuran, edhe kur nuk mund të japim sadakë, ne mundemi të bëjmë dhikër me gjuhën tonë, dhe sidomos me shpirtin tonë dhe me mendjen e tonë le ta përmendim Allahun e Lartëmadhërishëm.

IslamBosna.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-