Shpërdorimi më i keq

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Israf (shpërdorim), në aspektin leksikor do të thotë të kalosh kufijtë; pra, ta teprosh. Ndërsa kuptimi i përgjithshëm i israf-it shpreh: “daljen jashtë parametrave në besim, fjalë dhe sjellje, të cilat feja, logjika dhe tradita i konsideron të papërshtatshme; madje ajo shpreh edhe shpërdorimin e pasurisë dhe të mundësive për qëllime që nuk janë të lejuara ose legjitime.” (Enciklopedia e Islamit – Fondacioni i Komunitetit Mysliman i Turqisë, artikulli Israf – Shkapërderdhja, Xhengiz Kallek, vëll. 23, f. 179) Islami, i cili e thërret njeriun të jetë i matur në çdo kohë dhe në çdo situatë, i urdhëron ithtarët e vet që jo vetëm të ruhen nga koprracia, por të mos bëhen prej shpërdoruesve. Në të vërtetë, Zoti ynë thotë: “O bijtë e Ademit! Vishuni bukur-përshtatshëm kudo dhe kurdo që të faleni! Hani e pini, por mos e teproni, se Ai nuk i do ata që e teprojnë.” (A’râf, 31) dhe i udhëzon rrobërit e Tij të dashur, ta ndjekin këtë rrugë: “dhe ata (robërit e Mi) që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorë- shpuar, as dorështrënguar; por i përmbahen rrugës së mesme…” (Furkan, 67) Në Kuranin e Madhërishëm shikojmë se koncepti i shpërdorimit është përmendur në katër forma të ndryshme. 1- Në disa ajete, shpërdorimi është i lidhur me termat “politeizëm”, “mosbesim” dhe “zullum-padrejtësi”, sepse shpërdorimi, në aspektin fetar është devijim nga besimi monoteist, i cili është realiteti themelor. Ato nuk parashtrojnë vetëm akuza të pabaza kundër Islamit dhe myslimanëve; por edhe arrogancë, kokëfortësi, sarkazëm-ironi, vrazhdësi dhe sjellje të qëndrimeve agresive dhe shkatërruese rreth Allahut të Lartësuar dhe në çështjet e tjera fetare. (Shik. A’raf, 81; Junus, 83; Shuara , 151-152; Jasin, 19) 2- Mëkatet e një personi ndaj vetes së tij, duke rënë në devijim e duke anuar nga e keqja, janë rebelim. Për shembull edhe thirrja: “Thuaj: ‘O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, …” (Zumer, 53) ka këtë kuptim. Ndërsa Profeti ynë (alejhi selam), duke përshkruar gjendjen e një personi që e kaloi gjithë jetën e tij duke kryer mëkate, përmend shprehjen “israf – shpërdorim”. Imam Neveviu këtë e shpjegon kështu: “Të shkosh përtej kufijve të ligjshëm, duke e tepruar në rebelim-mosbindje”. 3- Në disa ajete, (israf) shpërdorimi është përmendur me kuptimin e kundërshtimit dhe të tejkalimit të dispozitave fetare, si për shembull: të konsiderosh të ndaluar-haram mirësitë të cilat janë hallall-të lejuara në fe (En’âm, 141. A’râf, 8) dhe të vrasësh një person të pafajshëm. (Isrâ, 33). 4- Ndërsa në një numër tjetër të ajeteve, është theksuar me këtë koncept, nënçmimi i shpenzimeve të panevojshme që bën një person ndaj pasurisë dhe mundësive që zotëron ose që ka në përgjegjësi. Fjala israf, e cila është trajtuar gjerë e gjatë në Kuranin e Madhërishëm, me kalimin e kohës ka pësuar ngushtim semantik (kuptimor) dhe zakonisht i është referuar kuptimit të teprimit në shpenzimet personale. Ne mendojmë se do të jetë e dobishme përmendja këtu e përkufizimeve të vetëpërmbajtjes, shpërdorimit dhe shkapërderdhjes: Vetëpërmbajtje, është të shpenzosh sasinë e nevojshme në kohën dhe vendin e duhur, me kusht që të mos jetë as më shumë e as më pak se sa mundësia e ofruar. Shpërdorim, konsiderohet shpenzimi i tepërt, në lidhje Shpërdorimi më i keq Xhafer Durmush ETIKA 41 me diçka për të cilën kemi nevojë, por që mund ta përmbushim pa shpenzim të tepruar. Ndërsa shkapërderdhje, është të shpenzosh diçka pa qenë nevoja. Feja jonë na urdhëron t’i shpenzojmë mundësitë që kemi atje ku do të fitojmë kënaqësinë e Allahut. Për këtë arsye, ashtu siç janë ndaluar me argumente të qarta dhe të prera shpenzimet, si alkooli, bixhozi, prostitucioni dhe korrupsioni, të cilat do ta çojnë individin dhe për rrjedhim edhe shoqërinë në shkatërrim; edhe konsumimi që stimulon pasionet e njerëzve, që e nxit shoqërinë për xhelozi dhe që kanë një tundim krenarie, nuk është konsideruar e hijshme për të njëjtat arsye. Edhe sendet që janë të lejuara fetarisht të konsumohen, me të njëjtat pretekste, janë konsideruar të ndaluara dhe të papëlqyeshme, nëse shpenzohen më tepër se nevoja e kërkesave ditore. Sepse, të qenët mesatar, është parimi themelorë që ka ndërmarrë Islami madje edhe në adhurime. Për këtë arsye, nuk konsiderohet e hijshme që personi të thellohet në adhurime deri në masën e braktisjes së përgjegjësive, zbukurimi jashtë mase i xhamive dhe i mesxhideve, si dhe harxhimi me tepri në varreza. (Enciklopedia e Islamit – Fondacioni i Komunitetit Mysliman i Turqisë, artikulli Israf – Shkapërderdhja, Xhengiz Kallek, vëll. 23, f. 179) Profeti (a.s.), në një hadith që e transmeton Ebu Isa Mugire bin Shu’be (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thotë: “Allahut nuk i pëlqen të bëni thashetheme, të bëni pyetje të shumta dhe ta shpërdoroni pasurinë!” (Buhari, Edeb-Edukata, 6) Ndërsa Imam Gazali (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Të harxhosh pasurinë dhe mundësitë që ke në dorë atje ku ka nevojë feja dhe traditat është bujari, rënia poshtë kë- tyre vlerave është koprraci, ndërsa shpenzimet përtej kësaj konsiderohen shpërdorim-shkapërderdhje.” Përkufizimi më i shkurtër i israfit, me siguri është ai që e cilëson atë si “zullum-padrejtësi”. Megjithatë, nëse do ta kategorizonim shpërdorimin, me siguri që do të ishte shpërdorimi i kohës, i cili është shpërdorimi më i keq dhe që nuk mund të kompesohet. Sepse shpërdorimi i kotë i kohës është zanafilla e të gjitha rrugëve që në fund të shpien tek shpërdorimi. Feja jonë, na i parashtron periudhat e kohës, si shkallë që e çojnë njeriun në përsosmëri, të cilat janë të përhapura me intervale të caktuara në një ditë, javë, muaj dhe vit. Dhe kërkon ta vlerësojmë kohën, që është kapitali kryesor dhe t’i vlerësojmë ato si mundësi të arta për ta shfrytëzuar atë sa më mirë. Ndërsa shpërdorimi i kohës në mënyrën e jetës, është përmendur si shkallë që do ta shpie njeriun në marrëzi. Disa ditë dhe netë formojnë themelin e aplikimeve që do të hapin derën e shpërdorimit që do të bëhet në fusha të tjera. Islami, për të cilin epoka jonë ka etje, nuk përqendrohet te konsumimi i tepërt i qenies njerëzore, por tek orientimi i saj drejt virtytit. Ndërsa, të qenët i virtytshëm mund të arrihet duke u ruajtur nga çdo shpërdorim apo shkapërderdhje

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-