Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Shpërndarja e pakove nga Qeveria, ekspertët po e shohin të gabuar dhe kërkojnë masa afatgjata
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Shpërndarja e pakove nga Qeveria, ekspertët po e shohin të gabuar dhe kërkojnë masa afatgjata

Opoja.net Opoja.net 16:07 - 18/09/2022 Ekonomi
Ndaje
Situata e rëndë ekonomike dhe shpërndarja e mjeteve përmes pakove të ndryshme, po shihen si të gabuara nga njohës të çështjeve ekonomike në vend, raporton Ekonomia Online.

Duke e përmendur gjendjen me inflacionin në Kosovë, profesori universitar, Safet Gërxhaliu thotë se situata nuk po analizohet edhe në aspektin emocional, duke marrë shkak grevën e fundit të BSPK-së.

Gjendjes së rëndë ekonomike, Gërxhaliu thotë se po i ndihmon edhe përplasja pushtet e opozitë, për të cilën thotë se po e shqetëson shumë qytetarin.

Eksperti i ekonomisë, Gërxhaliu thekson se Kosova ka hyrë në krizë, e Qeveria nuk po e pranon si realitet.

“Situata ekonomike dhe sociale në Kosovë është mjaft shqetësuese, në rend të dytë është se kjo situatë po analizohet vetëm në aspektin ekonomik dhe social dhe jo aspak në aspektin emocional. Qytetarët e Kosovës i ka kapluar një panik e cila e ka humbur shpresën se këtu do të bëhet mirë. Debati parlamentar dhe raporti pushtet-opozitë, është një indikator kyç që po e shqetëson qytetarin, dhe vet fakti që vetëm debatohet dhe nuk ka strategji dalëse afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, është brenga e tjetër, ku qytetarët e Kosovës të vetmen zgjidhje po e shohin ikjen”, u shpreh Gërxhaliu.

Ndërsa për shpërndarjen e mjeteve nga pakot, Gërxhaliu thotë se nuk po ndihmohen drejtpërdrejt punëtorët. Duke përmendur pakot e mëhershëm, thotë se më tepër kanë përfituar pronarët e kompanive.

“Është thënë shumë herë që sektori privat do t’i fitojë 50 euro përmes pagës që e merr, mirëpo përvoja në të kaluarën vërtetë ka lënë gjurmë shumë të hidhur, ku në llogari të punëtorëve të sektorit privat shumë më tepër kanë fituar pronarët e kompanive e marketeve, sesa vet të punësuarit, dhe besoj se është momenti kur Qeveria me një mekanizëm të tillë për të mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejt sektorin privat, mund ta luftojë informalitetin në punësim. Çka nënkupton se vetë të punësuarit në sektorin privat të kërkojnë që nga puna ‘në të zezë’ të kalojnë në një formalitet dhe atëherë Qeveria të thotë që e kemi rritur numrin e të punësuarve”, tha tutje Gërxhaliu.

Ndërsa analisti, Bedri Elezi, thotë se Kosova duhet ta rrisë borxhin publik, për t’u përballur me këtë krizë. Ai për Ekonomia Online thotë se institucionet vendëse duhet të huazojnë më shumë mjete nga bankat ndërkombëtare.

“Inflacioni ka rritur pakënaqësitë duke prekur xhepin e qytetarëve ku edhe po kemi aktivitete të dhunës që shfaqen në mjedise familjare dhe Qeveria e Kosovës duhet t’i marrë të gjitha veprimet e duhura duke pasur parasysh edhe faktin që Kosova është mirë sa i përket çështjes së borxhit publik dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë përparësi qe e kemi dhe të huazojmë mjete të ndryshme nga bankat ndërkombëtare të cilat e kanë parasysh vendin tonë sa i përket borxhit publik dhe po ashtu e kanë parasysh që Kosova ka disa sfida me të cilat është duke u përballur”, u shpreh Elezi.

Elezi thotë se masat e ndërmarra nga Qeveria për ta zbutur inflacionin kanë qenë të gabuara, pasi thotë se Kosova kryesisht buxhetin e ka përmes eksportit.

“Ne duhet te kemi shumë kujdes në çështjen e shpenzimit të parasë sidomos kur e kemi parasysh që Kosova kryesisht buxhetin e saj e ka nga Dogana dhe ka vlera shumë të vogla që merr përmes ndërmarrjeve private të cilat operojnë në Republikën e Kosovës. Këto mënyra që deri më tani Qeveria e Kosovë ka provuar ta zbusë inflacionin mendoj qe janë jo serioze dhe jo koherente dhe nuk do të sjellin asgjë më tepër vetëm se të kalojmë nga një fazë në fazën tjetër dhe faza tjetër mund të jetë më e rrezikshme se kjo qe kemi pasur deri me tani. Mënyra e vetme është qe ne të qasemi veprimeve ekonomike që kanë bazë të burimeve të shëndosha financiare dhe burimeve të reja”, u shpreh ai./EO/koha.net/

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Opoja.net 16:07 - 18/09/2022 16:07 - 18/09/2022

Rubrika për Opojën

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk
20:43 - 18/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë
18:36 - 29/05/2023 Kosova
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
9:37 - 29/05/2023 Kosova
Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari
12:08 - 27/05/2023 Kronika
NATO bën thirrje për shtensionimin e situatës në veri
11:02 - 27/05/2023 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Ekonomi

Ulet çmimi i vezëve në Kosovë

4 Min. Leximi
Ekonomi

BERZH: Rritja ekonomike e Kosovës për sivjet më e larta në Ballkan

4 Min. Leximi
Ekonomi

Bizneset e Kosovës në hall, nuk po gjejnë fuqi punëtore

3 Min. Leximi
Ekonomi

Mungesa e punëtorëve detyron bujqit t’i zvogëlojnë të mbjellat

8 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?