Shtatë lajme të gëzueshme në një ajet të sures Ez-Zumer

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Falënderimi i qoftë Allahut të Madhërishëm, kurse bekimi dhe paqja qoftë mbi Pejgamberin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë edhe mbi shehidët, mbi të gjithë të vdekurit tonë dhe mbi njerëzit që kërkojnë rrugën e së mirës.

Të dashur vëllezër!

Tema e hutbes së sotme është: “Shtatë lajme të gëzueshme në një ajet të sures ez-Zumer

Allahu i Lartësuar në Kuran ka shpallur:

قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَىٰ أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّـهِ ۚ
إِنَّ اللَّـهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا ۚإِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ ﴿٥٣

Thuaj: ‘O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.”’ (ez-Zumar, 53)

Dijetarët islamë kanë thënë se ky është ajeti që u jep njerëzve shpresën më të madhe. Edhe pse ky ajet është shumë i shkurtër, ai përmban shtatë lajme të gëzueshme:

1. Lajmi i parë: – Allahu i ka përmendur mëkatarët më të mëdhenj si robër të Tij dhe i ka përmendur me gradën më të madhe, që është ‘ubudijje’, robërim vetëm për Allahun. Me këtë ka dashur tu japë shpresë dhe qetësi, si dhe bindje se ata, me gjithë mëkatet që kanë bërë, janë akoma robër të Allahut dhe janë nën mbrojtjen e Tij.

2. Lajmi i dytë: – Pavarësisht nga madhësia dhe sasia e mëkateve që ata kanë bërë, Allahu nuk ju bën atyre asnjë dëm, por ata i bëjnë dëm vetvetes me mëkate dhe mosbindje ndaj Allahut.

3. Lajmi i tretë: – Në ajet vjen urdhri se edhe mëkatarët më të mëdhenj nuk guxojnë ta humbin shpresën në mëshirën e Allahut, nëse pendohen sinqerisht dhe nëse nuk vazhdojnë me mëkate.

4. Lajmi i katërt: -Në ajet përmendete vërteta e padiskutueshme, e cila aspak nuk lë vend për dyshim, e që janë këto fjalët e Allahut: – ‘InnAllahe jagfirudh-dhunube xhemij’an’/ Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet / ku elifi dhe nuni vijnë për përforcim të kuptimit, duke pohuar se Allahu, me siguri, do t’i falë të gjitha mëkatet pas tevbes dhe pendimit të sinqertë.

5. Lajmi i pestë: – Allahu premtimin e Tij për faljen e të gjitha mëkateve pas tevbes, e konfirmon edhe me një fjalë tjetër, e që është fjala ‘xhemi’an’ – e cila i përfshin të gjitha mëkatet pa përjashtim.

6. Lajmi i gjashtë: – Allahu këtë e rikonfirmon me fjalët – Innehu huve el-Gafur/Ai, me të vërtetë, është Falës, kurse magfireti i Tij nënkupton edhe mbulimin e mëkateve edhe faljen, pa marrë parasysh sa mëkate ka bërë njeriu dhe sa herë i ka përsëritur ato.

7. Lajmi i shtatë: – Allahu e përmbyll këtë ajet me një tjetër prej emrave të Tij të bukur dhe atribut të përsosmërisë, e që është emri Err-rrahim i Mëshirshmi, dmth Ai që i di dobësitë e robërve të Tij, i di shkaqet që çojnë deri tek ajo dobësi, si të brendshmetashtu edhe të jashtmet. Shkaqet e brendshme janë shpirti i prirur ndaj së keqes, pasionet dhe tekat, kurse të jashtmet janë shejtanët nga xhinët dhe njerëzit, të cilët i sulmojnë dhe i presin njerëzit pas kurtheve të ndryshme, dhe të cilët investojnë edhe kohë edhe para, për t’i shpjerë muslimanët në mashtrim dhe për t’i përhapur mëkatetmidis tyre.

Ne e dimë se emrat: El-GaffarAi që fal shumë, El-AfuvvAi që fal, Et-TevvabAi qëe pranon shumë pendimin, janë emra të bukur të Allahut, andaj, nëse njeriu do të ishte i pastër nga mëkati, atëherë për kë do të ishte falja, magfireti dhe tevbeja nëse jo për mëkatarët.

Më në fund, ky është edhe kuptimi i hadithit, në të cilin i Dërguari i Allahut (savs), ka thënë:“Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, nëse nuk do të mëkatonit, Allahu do t’ju hiqte juve dhe do të sillte të tjerë që mëkatojnë dhe i kërkojnë falje dhe Allahu i fal.”(Transmeton Muslimi)

Dijetarët islamë thonë se nëse ka ndonjë dobi nga mëkati, atëherë ajo qëndron në inkurajimin që njeriu të bëjë vepra të mira pas tevbes, dhe pasi të ndiejë të gjithë peshën dhe ankthin pas kryerjes së mëkatit, sepse shpirti i njeriut rebelohet kundër mëkatit, dhe bën përpjekje për takompensuar të humburën, në mënyrë që i penduari të arrijë shkallë më të madhe se përpara mëkatit.

Pastaj, nëse njeriu nuk do të ishte krijuar si qenie mëkatare, atë do ta shkatërronte krenaria, sepse njeriu pas kryerjes së mëkatit ndihet i përbuzur, i poshtëruar dhe me përulje i lutet Allahut që ta falë.

Prandaj,dijetarët kanë thënë se një mëkat, i cili çon në përulje para Allahut, është më i pëlqyeshëm për Allahun, sesa bindja e cila e bën njeriun të ndihet arrogant.

Pastaj, mëkatet janë masë e largësisëose afërsisë sonë me Allahun e Plotfuqishëm, dhe sa më pak që njeriu mëkaton, ai është më afër me Allahun.

Dhe së fundi, mëkati njeriun e shtynë që të kërkojë strehim tek Allahu, sepse ai nuk mund të shpëtojë nga mëkati pa ndihmën e Allahut, dhe as nuk ka udhëzime për bindje pa ndihmën e Allahut.

Prandaj, kur bëni mëkat, dijeni se nuk jeni as i pari dhe as i fundit që e bëni këtë. Mëkate kanë kryen edhe njerëzit të cilët i përkisnin gjeneratës më të mirë të njerëzve në Tokë, dhe lirisht mund të themi njerëzit më të mirë në Tokë pas pejgamberëve të Allahut, e ata janë sahabët. Por, qëndrimi i tyre ndaj mëkateve ishte i ndryshëm nga i yni, dhe nga ky qëndrim varet nëse do të shpëtojmë apo do të shkatërrohemi.

Së pari, ata asnjë mëkat nuk e konsideruan të vogël dhe të parëndësishëm. Kur Muhamed ibn Munkedir ishte duke vdekur, ai qau, kështu që ata e pyetën pse po qante, meqë rast, ai u përgjigj:“Pasha Allahun, nuk po qaj për mëkatet, të cilat e di që i kam bërë, por kam frikë se mos kam bërë ndonjë mëkat dhe e kam konsideruar të parëndësishëm, kurse ai te Allahu është i madh dhe shkatërrues.”

Sahabët u thoshin tabiinëve:  “Ju po i bëni disa vepra, dmth gjynahe, të cilat në sytë tuaj janë më të vogla ose më të holla se fija e flokut, kurse ne në kohën e Pejgamberit (savs), ne ato i konsideruam mëkate shkatërruese.”

Dijetarët dhe fetarët e brezave të parë kanë thënë: “Katër gjëra pas kryerjes së mëkatit janë më të këqija se vetë mëkati: (1) ngulmimi në mëkat, (2) gëzimi për mëkatin e kryer, (3) zvogëlimi i mëkatit dhe (4) lartësimi dhe mburrja me mëkatin.”

Sehlet-Tustarika thënë: “Çdo njeri, i cili bën mëkat dhe nuk pendohet, ai mëkat atë njeri e çon në një mëkat tjetër, dhe e bën që ta harrojë mëkatin e mëparshëm.”

Që mos të na ndodh kjo, është e domosdoshme të bëjmë vazhdimisht tevbe dhe istigfar, sepse istigfari është mbrojtje nga përsëritja e mëkatit, si dhe shkaki fshirjes së mëkatit dhe pastrimit të zemrës.

Pejgamberi (savs) ka thënë: “Meleku që është në anën e majtë dhe i shkruan veprat e këqija, e ngre lapsin e tij për gjashtë orë dhe pret që ndoshta muslimani i cili ka bërë mëkat të pendohet dhe të bëjë istigfar, kështu që nëse pendohet, ai nuk e regjistron atë, ndërsa nëse nuk pendohet, ia regjistron një vepër të keqe.” (Taberaniu)

O Zot, na forco në rrugën Tënde!

Na ruaj nga sprovat të cilat nuk mund t’i përballojmë!

Na bëj prej atyre që i rrisin fëmijët e tyre në përputhje me rregullat Tua!

Na i pastro zemrat dhe gjuhët tona nga mendimet e këqija dhe nga fjalët e shëmtuara!

Na i falë mëkatet tona dhe të na ndero në Xhenet, në shoqëri me pejgamberë, me njerëz të sinqertë, me shehidë dhe me njerëz të mirë! Amin!

Përshtati: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-