Shtohen barrikadat në Bërnjak, vendosen edhe tre kamionë me zhavorr

Opoja.net Opoja.net Kosova

Protestuesit serbë kanë shtuar barrikadat për bllokimin e rrugës në pikën kufitare në Bërnjak, në kuadër të protestës së tyre dhjetëditore kundër reciprocitetit për targat e përkohshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata kanë “përforcuar” pengesat e tyre me tre kamionë të tjerë të mbushur me zhavorr, duke bllokuar edhe më shumë qarkullimin në atë pjesë.

Mëngjesin e sotëm në veri është shtuar edhe numri i protestuesve, ndërsa barrikadat e reja janë vendosur përtej urës mbi Liqenin e Ujmanit.

Për të siguruar rend dhe qetësi në këto pika kufitare, në ndihmë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë shkuar edhe pjesëtarë të KFOR-it, të cilët kanë deklaruar se janë duke biseduar me palët për të ulur tensionet.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-