Shtyllat elektrike rrezikojnë banorët të mbesin pa rrymë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Një lexues i portalit “Opoja.net”, na ka dërguar fotografi ku shihet se disa shtylla elektrike janë gati të rrëzohen për tokë, mbi fshatin Pllavë. Sipas tij këto shtylla elektrike janë të tensionit të lartë që vinë prej fshatit Buqe dhe Brezne.

Shtyllat elektrike kanë mbetur pezull dhe janë gati të rrëzohen për toke, dhe se po shkakton rrezik për shumë banorë të fshatave në këtë zonë.

Banorët, thonë për Opoja.net, se duhet që sa më parë zyrtarët e KEDS-it të marrin masat e nevojshme, që mos të ndodhë ajo që ju ndodhi para disa jave duke mbetur me ditë të tëra pa rrymë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-