Si dështuan institucionet e vendit t’i rikthejë në Kosovë 43 kosovarë nga Siria?

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

43 familjarë të luftëtarëve kosovarë në Idbil të Sirisë kanë dështuar të rikthehen në Kosovë. Bëhet fjalë për vitin 2013, në kohën kur Behgjet Pacolli udhëhiqte me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Këtij diskutimi i është rikthyer edhe një herë eksperti i sigurisë në vend, Bedri Elezi në emisionin InDoks.

Ai potencon se institucionet e vendit ishin ndihmuar edhe nga ai për kontaktet e familjarëve

“Kryesisht këta luftëtarë kanë familjet e tyre nëse ju kujtohet së bashku kemi biseduar kur ju kishin drejtuar institucioneve të Kosovës për 43 familjarë të cilët kanë qëndruar rreth dy muaj në kufi për t’i futur në Kosovë, dhe për të njëjtat informacione ne kemi biseduar së bashku madje në atë kohë ky ishte ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ku ju kemi dërguar të gjitha të dhënat e luftëtarëve dhe familjeve sidomos familjeve të cilat dëshironin që të kthehen në Kosovë por që në atë kohë Qeveria e Kosovës kishte dështuar të mundësojë riatdhesimin e tyre”, tha ai.

“…përkundër faktit që fillimisht i kishte thënë ata që duhet të jenë afër kufirit me Turqinë, të njëjtit kanë qëndruar rreth 2 muaj afër kufirit të Turqisë, kanë pasur komunikime të rregullta me Policinë e Kosovës me prokurorinë e Kosovës madje ne i kemi ndihmuar që të jenë në kontakte Policisë së Kosovës, drejtorisë kundër terrorit dhe të njëjtit kanë kërkuar që të ju mundësohet kthimi i grave dhe ngase në atëkohë situata ishte rënduar në zonën ku operonte Al-Nusra”, tha Elezi.

Ndërkohë, katër muaj më parë, Kosova ka riatdhesuar dy shtetas të saj nga kampet në Siri, përmes një operacioni të përbashkët me Shqipërinë.

Ky operacion është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria tha se ka riatdhesuar 13 shtetas të saj.

“Kjo është vazhdimësi e angazhimit të Qeverisë së Kosovës për rikthimin dhe riintegrimin e qytetarëve tanë që ka filluar nga viti 2019”, tha ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Faceboo me 28 maj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-