Si e varrosi Opoja deputetin e saj, Ruzhdi Berisha ?

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Lajmi për gjetjen e kufomës së masakruar të Ruzhdi Berishës, nga paramilitarët çetnik serb, në kufirin Kosovë-Shqipëri, nga komandanti i Batalionit të II-të të Brigadës 127/128, Zahadin Krasniqi, e pikëlloi tërë Opojën, sepse humbi deputetin e saj në Parlamentin e Kosovës dhe patriotin që luftoi gjithë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ceremonia mortore e varrimit u mbajt në fshatin Buqe, të dielën me 19 shtator, ku morën pjesë qytetarët e 19 fshatrave opojane, nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit “Emin Duraku” të Dragashit si dhe shumë miq e dashamirë.
Në emër të kryesisë së LDK-së Dega në Dragashi foli sekretari Shaban Halimi kurse në emër të kryesisë qendrore të LDK-së dhe në emër të Parlamentit të Kosovës foli Fatmir Sejdiu.

Pastaj fjalën e morë edhe Fikri Misini në emër të kolektivit të gjimnazit, Eriad Krasniqi foli në emër të klasës IV-1, kujdestar i secilës klasë ishte profesor Ruzhdi Berisha. Komandanti i Zonës Operative të Llapit Vait Berisha i njohur me nofkën komandant “Sharri” , kryetari i komunës Hajriz Meleqi, Shqipe Berisha, Adip Krasniqi, bashkëluftëtari i tij Defrim Gashi etj.

Më pas në varrezat e popullit të fshatit Buqe, u bë varrimi i Ruzhdi Berishës, mbi varrin e të cilit u vendosën me dhjetëra kurora lulesh, nga delegacionet e të gjitha fshatrave opojane, nga kolektivi i gjimnazit “Emin Duraku” dhe nga delegacionet e institucioneve që morën pjesë në varrim.
Ruzhdi Berisha ra dëshmorë por amaneti i tij rron tek opojanet dhe kosovarët e a është: “Të gjithë shqiptarët veni një gur në një mur, se vetëm kështu mund ta ndërtoni Kosovën e pavarurë me baza shoqërore bashkëkohore.

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-