Fenomeni i zjarreve në vendin tonë është përhapur shumë sidomos në këto vitet e fundit.
E si për pasojë po dëmtohen malet e fushat. Por sot, si pasojë e djegjes së fushave në afërsi të fshatit Vlashnje, janë djegur edhe kabllot 35kV, ku kanë mbetur pa energji elektrike mbi 8 orë, Zhuri dhe Komuna e Dragashit me fshatara.
Njoftimi i plotë nga KEDS:
KEDS njofton se si pasojë e djegies së fushave, fatkeqësisht janë djegur edhe kabllot 35kV, të cilat e furnizojnë nënstacionin e Zhurit dhe Dragashit.
Ekipet tona janë në vend të ngjarjes bashkë me Policinë e Kosovës dhe Zjarrëfikësit. Ndërkaq, ne jemi duke punuar për rregullimin e kësaj prishje, por natyrisht një prishje e tillë kërkon kohë deri në rregullimin e saj. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët lidhur me këtë çështje.
Sipas informatave të fundit nga banorët e Zhurit, ende janë pa energji elektike.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.