Si u vranë në Buqe dy pjesëtarët e UÇK-së dhe ushtari serb në mesnatën e 28 korrikut të 98-tës

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Pjesëtarët e UÇK-së pasi ishin armatosur në Shqipëri kishin kaluar malet dhe ishin vendosur në fshatin Buqe.

Mirëpo ushtria serbe kishte “nuhatur” këto lëvizje dhe se në këtë fshat ishin vendosur pjesëtar të UÇK-së.

Me 28 korrik të vitit 1998 pas mesnate, ushtari serb Bojan Denić me njësitin e vet ishin nisur për në fshatin Buqe t’i dëbojnë pjesëtarët e UÇK-së, të cilët pas kthimit nga Shqipëria, ishin vendosur në këtë fshat.

Në Buqe ishin të vendosur Nexhat Fanaj nga Grazhdaniku i Prizrenit dhe Behamir Memaj nga Zhuri bashkë me pjesëtar të tjerë të UÇK-së.

Nexhati dhe Behamiri me shokë e kishin pru një kontingjent armatimesh nga Shqipëria në Kosovë.

Në mesnatën e 28 korrikut pjesëtarët e UÇK-së u ndeshën me ushtarët e Ushtrisë së Jugosllavisë.

Gjatë luftimeve, ushtari serb Bojan Denić fillimisht u qëllua me një plumb në këmbë, ndërsa më pas në kokë dhe së shpejti ndërroi jetë.

Në këtë betejë ranë edhe dy pjesëtarët e UÇK-së Nexhat (Qazim) Fanaj (25.09.1965) nga Grazhdaniku i cili la dy fëmijë dhe Behamir (Rrustem) Memaj (23.10.1973) nga Zhuri.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) edhe pjesëtar të tjerë të UÇK-së u arrestuan në këtë betejë.

Disa ditë pas betejës, familjarët i morën trupat e Nexhatit dhe Behamirit dhe i varrosën në fshatrat e tyre të lindjes.

Pas lufte, trupat e Nexhatit dhe Behamirit janë rivarrosur në Varrezat e Dëshmorëve të Luftës në Landovicë.

Sqarim për lexuesit

Të dhënat dhe përshkrimi i ngjarjes janë marrë nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH).

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) është organizatë joqeveritare për të drejtat e njeriut e themeluar në vitin 1992 nga Natasha Kandiq, me qëllim që t’i dokumentojë shkeljet skandaloze të të drejtave të njeriut që po kryheshin me të madhe në gjithë Jugosllavinë e asaj kohe, gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe më pas në Kosovë./OpojaSot.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-