Sinqeriteti baza e çdo njeriu të mirë botë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opinione

Autor: Xhafer Haliti

Shumë njerëz gënjejnë kohë pas kohe për t’iu shmangur situatave të vështira dhe për t’i fshehur ndjenjat apo qëllimet. Sidoqoftë, ajo është rruga të cilën e zgjedhin vëtëm njerëzit më primitiv të kohës, dhe ata të cilët i frigësohen të vertëtës, ndërsa Profeti a.s në lidhje me këtë thotë: “Thuaje të vërtetën, po edhe nëse ajo është e hidhur”
“Nesë tregon të vërtetën ska nevojë ta memorizojshë atë (ta mbashë në mend)- Mark Twain.
Sepse e vërteta është një ska të dytë, ose nëse njerëzit e percëptojne të dyfishtë kalon në dyshim që gradualisht të rrugëton në gënjeshtër.
Sinqeriteti më i madh cilësohet gjat komunikimit sepse njerëzit zakonisht flasin shumë, më shumë se ç`punojnë, ç`veprojnë, flasin shpesh spontanisht pa menduar, flasin pa logjikuar, e në mungesën e informacionit për të treguar si elaborim realitetin ata pa e vrejtur fare zhytën në gënjeshter, në iluzjone të pafundshme dhe futën një një botë të cuditshme.
All-llahu i Madhërishëm thotë: “O besimtarë, frikësojuni All-llahut dhe jini me ata që janë të sinqertë!”(et-Teube,ll9).
Në jetën e përditshme gjithmonë para se të grupohemi në bashkpunime si përzgjedhje e parë kërkojmë dikë që bart në radhë të parë kriterin e sinqeritetit, sepse dëshirojmë suksesin dhe mbarsin, ne e de dimë se të pasinqertët na vënë në rrezik dhe dështim të shumanshëm si grupacion punues, po ashtu edhe si socializim (shoqëri) e gjërë.
Është interesante të mendosh se sinqeriteti vërtet fillon nga reciprocitetit, pra fillimisht duhet ta vet-posedojmë e pastaj ta kërkojmë tek përsoni tjetër.
Shtrohet pyetja: si të personofikojmë njerëz të sinqert ? Pasi shumica e njerëzve analitik thonë se gjendja e shoqërisë sonë është shumë e rënd, dhe ka humbje në konceptim e të qenurit “besnik” për kundër kësaj teorie unë mendoj për të ndryshuar shoqërin duhet ta ndryshojmë vetën tonë, ku dhe Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetveten.” (Rad, 11).
Si ta ndryshojmë veten tonë ?
Gjithmonë duke u larguar nga mendimet negative, e duke filluar të menduarit pozitivisht.


(Shkrimi në këtë artikull nuk shpreh qëndrimet dhe opinionet e redaksisë së Portalit “Opoja.net“. E gjithë përgjegjësia e shprehjeve, bie mbi autorin e këtij opinioni).

Dërgoni edhe ju opinionin tuaj në këtë email: info@opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-