Opoja.net

Sinqeriteti i zemrës dhe i gjuhës

Sufjan ibn Abdullahu, radijallahu anhu, i tha të Dërguarit të Allahut (s.a.s.):

“O i Dërguari i Allahut! Ma shpjego Islamin në atë mënyrë, që të mos kem nevojë më të pyes dikë tjetër përveç Teje.”

I Dërguari i Allahut, sallallahu alejhi ve sellem, i tha:

“Thuaj i besova Allahut, pastaj ji i drejtë!” (Muslim, Iman 62. Veçanërisht shik. Tirmidhi, Zuhd 61; Ibn Maxhe, Fiten 12.)

Në shpjegimin e këtij hadithi, që përmendet në Rijadu’s-salihin, shtjellohen këto specifika:

Në drejtësi ka shumë rëndësi sinqeriteti i zemrës dhe gjuhës.

Zemra është kryetarja e të gjitha organeve të trupit.

Një zemër që i beson vetëm Allahut dhe përvetëson sinqeritetin, ndikon edhe te organet e tjera.

Gjuha është përkthyesi i zemrës.

Sinqeriteti dhe dredhia e gjuhës ndikojnë te sjelljet e organeve të tjera.

Në hadithin fisnik, thuhet:

“Çdo mëngjes, të gjitha organet i thonë gjuhës: ‘Ki frikë Allahun për ne. Ne jemi të lidhura me ty. Nëse ti je e sinqertë, edhe ne jemi të sinqerta. Nëse ti nuk je e sinqertë, edhe ne nuk jemi të sinqerta. (Shik. Rijadu’s-salihin, hadithi 1524.)

Në një hadith tjetër thuhet:

“Përderisa zemra të mos jetë e sinqertë, robi nuk mund të ketë besim të vërtetë. Zemra nuk mund të jetë e sinqertë, përderisa gjuha të mos jetë e tillë.” (Ahmed b. Hanbel, Musned III, 198.)

Atëherë, njeriu duhet të jetë i sinqertë në zemër dhe në gjuhë.

Ky është kuptimi i hadithit të të Dërguarit të Allahut (s.a.s.): “Thuaj i besova Allahut, pastaj ji i drejtë!”

Edhe Islami ky është.

Allahu i Madhëruar, që ka vendosur një rregull për çdo gjë që ka krijuar, kërkon nga ne një adhurim të sinqertë.

Kërkon të besojmë dhe të bëjmë një jetë sipas dispozitave të Islamit.

Na këshillon të jetojmë duke e lavdëruar dhe falënderuar për mirësitë që na ka dhuruar.

Ndërsa, ata që jetojnë me sinqeritet në rrugën e drejtë të Islamit, i njofton për sihariqin që do t’u sjellin engjëjt në frymën e fundit.

Në Kuranin Fisnik, thuhet:

“Me të vërtetë, atyre që thonë: ‘Zoti ynë është Allahu’, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: ‘Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar.” (Fussilet, 30.)

Sa përgëzim i madh!..

Çfarë ftese fisnike!..

Sa vend i mrekullueshëm që është xheneti!..

O Zot! Na bëj prej atyre që i fitojnë këto përgëzime!..

Na ndero me pamjen Tënde në xhenet!..

Na bëj prej atyre që e meritojnë këtë nderim dhe mirësi të madhe!..

Kurti merr pjesë në Samitin e Vjenës, e pranishme edhe Bërnabiq

Merlinda Guraj

SIPAS QËLLIMIT SHPËRBLEHESH

Merlinda Guraj

Imami Shefqet Krasniqi infektohet me coronavirus, shtrihet në Klinikën Infektive

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net